Progres-raporti 2022, Komisioni Europian vlerëson pozitivisht bujqësinë, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe peshkimin

Progres-raporti 2022, Komisioni Europian vlerëson pozitivisht bujqësinë, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe peshkimin

Raporti i progresit i publikuar nga Komisioni Europian për periudhën Shtator 2021 – Shtator 2022, ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Duke u ndalur në secilin sektor si bujqësia dhe zhvillimi rural, siguria ushqimore dhe peshkimi, Komisioni Europian në dokumentin e përvitshëm të matjes së performancës së Shqipërisë në përafrimin e politikave dhe ligjeve me Bashkimin Europian rendit arsyet e rezultateve pozitive të bujqësisë shqiptare. 

Në lidhje me zhvillimin rural, Komisioni Europian shprehet se Ministria e Bujqësisë ka realizuar dhe përmbushur kërkesën e rekomandimeve të kaluara për krijimin dhe ngritjen e regjistrit të fermës si instrumenti që garanton zbatimin e praktikave të mira të prodhimit të vendeve të zhvilluara. Në raportin e progresit Shqipëria vlerësohet pozitivisht edhe për rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve për miratimin e programit IPARD III i cili do të ketë një rritje të buxhetit të mbështetjes me 54% duke arritur në 146 milionë euro me rritje edhe të kategorive të masave mbështetëse. Raporti thekson gjithashtu dhe suksesin në administrimin dhe zbatimin e programit IPARD II në realizimin e plotë të objektivave.

Komisioni Europian vlerëson pozitivisht ecurinë edhe në sektorin e sigurisë ushqimore ku krahas vlerësimit për punën e realizuar thekson edhe disa detyra të cilat janë në proces. Lidhur me adoptimin e strategjisë kombëtare të sigurisë ushqimore ka përfunduar procesi i draftimit si dhe konsultimi publik. Brenda vitit 2022 përfundon miratimi i strategjisë shoqëruar me planin e veprimit për implementimin e plotë të saj. Gjithashtu lidhur me kërkesën e raportit të progresit për ligjin e shëndetit të kafshëve dhe ligjin e mbrojtjes së bimëve, tashmë ato janë në proces draftimi me asistencë ndërkombëtare bazuar në rregulloret e BE-së.

Gjithashtu për sa i përket kërkesës për plotësimin e trupës veterinare, nga 167 veterinerë në prill të vitit 2021, tashmë janë 444 veterinerë në terren të cilët garantojnë shëndetin e kafshëve. Më tej në fushën e sigurisë ushqimore, ashtu si kërkohet dhe nga Komisioni Europian, është miratuar i plani i survejancës me bazë risku për sëmundjen e Influences Avjare në shtator 2022, ndërkohë që Ministria është në përfundim të planit të survejancës për Murtajën Afrikane të derrave si dhe janë marrë masat për fillimin e fushatës së vaksinimit kundër tërbimit për vitin 2022.

Në sektorin e peshkimit Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, veçanërisht në funksionimin e Sistemit të Monitorimit të Anijeve (VMS) dhe shpërndarjen e burimeve njerëzore për të monitoruar dhe raportuar mbi aktivitetin e anijeve të peshkimit.

Gjithashtu, raporti vlerëson mbështetjen e dhënë për anijet e peshkimit sipas skemës se bashkëfinancimit me 50% të investimit duke theksuar se qeveria ka prezantuar masa të reja mbështetëse financiare për sektorin e peshkimit si pjesë e programit kombëtar të financimit për bujqësinë dhe zhvillimin rural 2022 si dhe ndërtimin e Markatave në Shëngjin dhe Vlorë.

Vlerësim pozitiv behet edhe për testet në sistemin pilot të raportimit elektronik (ERS) dhe përpjekjeve për plotësimin e bazës ligjore në këtë drejtim. Raporti lë detyra në lidhje me peshkimin e vogël artizanal, nevojës së miratimit të Zonave të përcaktuara për Akuakulturën për Shëngjinin, Durrësin dhe Vlorën si një sektor relativisht i ri për Shqipërinë por me një potencial të madh zhvillimi ekonomik dhe punësimi.


Lajmi kryesor:

Ambasadorja e BE dorëzon progres raportin e KE-së për Shqipërinë: Shqipëria progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, do jeni në monitorim! Kundër 'pasaportave të arta'


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë