Gjatë vitit të kaluar, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, ka hetuar 243 raste të punonjësve të strukturave në varësi të Ministrisë së Brendshme, të dyshuar si të përfshirë në veprime kriminale apo në kushtet e shkeljes dhe shpërdorimit të detyrës. Ky fakt u bë i ditur gjatë analizës vjetore të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme, zhvilluar të mërkurën me dyer të mbyllura.
Sipas raportit korrupsioni, gjatë vitit të kaluar objektiv ka qenë goditja e korrupsionit në Polici. Shërbimi i Brendshëm, ka proceduar në 2015, 119 punonjës për veprime korruptive. Raporti po ashtu shton se favorizimi apo implikimi në veprimtari të kundraligjshme si: kultivimi i bimëve narkotike; trafiku i drogës, trafiku i qenieve njerëzore, kontrabandës, konkurrenca e pandershme etj, me synim marrjen e një ryshfeti, kanë qenë objekt i punës së Shërbimit të çështjeve të brendshme.
Nga këta punonjës dy janë punonjës të nivelit të mesëm drejtues të Policisë së Shtetit. Po ashtu janë referuar në prokuroritë e rretheve gjyqësore 189 kallëzime penale për, 57 punonjës policie të nivelit të parë drejtues, 174 punonjës policie të nivelit zbatues. Në këto kallëzime 6 të denoncuar kanë qenë 6 punonjës policie, civilë, 3 efektivë të Gardës së Republikës, punonjës i Policisë së Mbrojtjes ndaj Zjarrit, si dhe 36 persona, jashtë strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë.
Ndër rastet e hetuara, në raport përmendet arrestimi i 75 personave, 51 punonjës policie. Raporti vjetor tregon goditjen e disa grupeve kriminale në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, në të cilët kanë qenë të përfshirë edhe disa punonjës policie. Ndër ta është arrestimi i oficerit të policisë së Kukësit, Hamëz Demushi, i akuzuar për trafik droge dhe i disa rasteve të kultivimit të kanabisit me sera. /Report TV/
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
37.4%
-
Jo
59%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3772
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këngëtarja Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj (FOTO)
3 Janar, 22:45
-
A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
3 Janar, 22:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
3 Janar, 21:25
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit
3 Janar, 21:07
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00