Raporti,  Kume: Teknikët e PD
s’mund të vlerësojnë zgjedhjet

Raporti,  Kume: Teknikët e PD<br />s’mund të vlerësojnë zgjedhjet
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume në një lidhje telefonike për Report Tv shprehet se ministrat teknikë e përfunduan misionin e tyre, por duhet të rrinë në detyrë, qoftë edhe formalisht deri në krijimin e qeverisë së re, ndërsa përsa i përket raportit të teknikëve shton se ata nuk mund të vlerësojnë zgjedhjet pasi janë pale ne proces.
 
Dorëheqja është një akt personal, por për aktin konkret kemi të bëjmë me zbatimin e një marrëveshjes së 18 majit për zgjedhjet.
 
Me ç’duket misionin i tyre ka përfunduar dhe në pajtim me atë që është rënë dakord nuk vijojnë të qëndrojnë më.
 
Një ministër pavarësisht emërtimit, teknik apo jo, ka vetëm një nocion, kur ndodhemi në situatën pas përfundimit të zgjedhjeve dhe kohës së duhet për mbledhjen e Kuvendit të ri, sipas kushtetutës ministrat duhet të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e krijimin e qeverisë së re, pavarësisht se mund të deklarohen apo jo për dorëheqje.
 
Formalisht japin dorëheqjen, pro kushtetuta detyron të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë derisa të formohet qeveria e re
” shprehet ai.
 
Raporti per zgjedhjet mund të jetë një dokument për referim në trajtimin e cështjeve, por nuk ka asnjë efekt për të vlerësuar procesin zgjedhor nëse ishte në standardet e zgjedhjeve, për sa koha është i shkruar nga një trupë që ka marrë pjesë vetë në proces dhe koha e hartimit ka qenë e shkurtër. Duhet të presim raportin e OSBE” deklaroi ai.
 
‘Votimi me detyrim” ish-kreu i KQZ kundër propozimit të PD
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve komentoi edhe propozimin e PD për votimin me detyrim të zgjedhësve duke u deklaruar kundër për disa arsye.
 
Jam njohur me propozimin, është problem dhe nuk është koha për ta propozuar, pasi që të detyrosh zgjedhësit të marrin pjesë në votim, përpara se të bësh këtë gjë duhet të zgjidhësh problemet e tjera për mundësinë që duhet të kenë shqiptarët për të votuar, kam parasysh ata që jetojnë jashtë vendit.
 
Për mendimin tim është e domosdoshme që partitë të shohin atë që nuk kanë bërë për të rritur besimin e shqiptarëve.
 
Kur zgjedhësi nuk është i sigurt për votën e tij është i demotivuar. Një nga arsyet që duhet trajtuar, ajo që mund të arrihet është shumë pak në krahasim me atë që kërkohet.
 
Veprimi nuk sjell dot produkte për të rritur standardet dhe besueshmërinë e shqiptarëve në zgjedhje.
 
Duhet të garantohet e drejta për të votuar në cfarë do lloj niveli dhe pastaj të mendojm
ë” përfundoi ai.
 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, dalin nga SPAK me dosje në duar

Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, dalin nga SPAK me dosje në duar