Rrjedhja e parave
Nga raporti rezulton se është 2008-ta viti me fluksin më të madh të kapitaleve të dala nga Shqipëria në mënyrë të jashtëligjshme, kur janë transferuar jashtë kufijve 305 milionë dollarë. Edhe viti 2011, shënon një rrjedhje të fortë, duke qenë se kanë dalë jashtë kufijve 255 milionë dollarë.
Rrjedhje të konsiderueshme kapitalesh janë shënuar edhe në vitet 2007 e 2010, kur janë nxjerrë jashtë kufijve në mënyrë të paligjshme përkatësisht 220 milionë dollarë dhe 190 milionë dollarë. Në vitet 2012 dhe 2013, flukset e kapitaleve që kanë lënë Shqipërinë janë ulur në përkatësisht 36 milionë dollarë dhe 18 milionë dollarë. Në vitin 2004 kanë dalë jashtë Shqipërisë 13 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2005, 92 milionë dollarë.
Mbifaturimi i importeve
Sipas “Global Financial Integrity”, përafërsisht 80% e të gjitha daljeve të paligjshme financiare janë të lidhura me tregtinë. Nga të dhënat rezulton se në Shqipëri, shumica e transferimit të paligjshëm të kapitalit kryhet nëpërmjet një procesi të quajtur mbifaturimi i importeve.
Në thelb, importuesit në Shqipëri shënojnë shifra më të larta për importet aktuale, një mënyrë për të justifikuar ligjërisht pagesat jashtë Shqipërisë. Totali i mbifaturimeve në import rezulton 1,2 miliardë dollarë, ndërsa ai i eksporteve 684 milionë dollarë. Falë mbifaturimit janë xjerrë jashtë Shqipërisë 1,3 miliardë dollarë, ndërkohë që totali bruto i mbifaturimit tregtar (import eksport) arrin 1,9 miliardë dollarë.
Rajoni
Vendi me fluksin më të madh të kapitaleve të jashtëligjshme është Serbia, jashtë kufijve të të cilit kanë rrjedhur 40 miliardë dollarë nga 2014, deri në 2013. Nga Bullgaria janë transferuar jashtë kufijve 24,7 miliardë dollarë, ndërkohë që shifër e konsiderueshme haset edhe në Kroaci ku janë transferuar në mënyrë të jashtëligjshme 13,4 miliardë dollarë. Nga Maqedonia janë transferuar 5,1 miliardë dollarë ndërsa nga Mali i Zi, 2,5 miliardë dollarë. Shifra më e ulët haset në Bosnje Hercegovinë nga e cila janë transferuar jashtë kufijve 198 milionë dollarë, ndërkohë që nuk raportohet asnjë transferim i jashtëligjshëm nga Kosova.
Rrjedhja/ Dobësohen ekonomitë e vendeve
Metodat e transferimeve të jashtëligjshme të kapitalit
Transferimet e paligjshme financiare janë largimet e paregjistruara të kapitaleve që janë të paligjshëm në mënyrën se si fitohen, ose në mënyrën se si transferohen. Kjo përfshin nxjerrje jashtë vendit të kapitalit të siguruar nga një aktivitet tregtar, por që transferohet në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet transfertave bankare të paregjistruara, apo pagesave të paregjistruara tregtare, ose nëpërmjet korrupsionit dhe veprimtarive të paligjshme si trafikimi i drogës, apo trafikimi i qenieve njerëzore.
Në terma reale, duke marrë parasysh inflacionin, largimet e paligjshme të kapitalit janë rritur rreth 10 për qind në vit gjatë dekadës së kaluar. Dhe sidomos për vendet e Evropës në zhvillim, është rritur si përqindje e PBB-së, një shifër e nxitur kryesisht nga Rusia.
Rusia arriti t’ia kalonte Kinës si eksportuesja më e madhe e kapitalit të paligjshëm në vitin 2011, sidomos sepse është ekonomia më e madhe e Evropës në zhvillim. Arsyeja pse këto dalje janë rritur në mënyrë të qëndrueshme është sepse edhe vendet në zhvillim dhe vendet e zhvilluara nuk kanë marrë vendimet të politike që janë të nevojshme për shkurtimin e tyre. Një nga zbulimet më të rëndësishme të raportit është se ky nuk është problem vetëm i botës në zhvillim, dhe organizatat ndërkombëtare kanë filluar ta pranojnë dhe ta bëjnë të njohur këtë fakt.
Ky është gjithashtu një problem i botës së zhvilluar, dhe patjetër, ka probleme në këto vende që shtyn largimin e kapitalit, si klima e dobët e biznesit, korrupsioni , por vendet e zhvilluara janë po aq bashkëfajtorë në marrjen e kapitalit dhe lehtësimin e situatës. Dhe kjo ka ndikim në tregun e zi.
Efekti më i problem që kanë transferta për ekonomitë e vendeve është humbja e kapitalit. Po të kishte qëndruar në vend, ky kapital do të ishte përdorur për të financuar aktivitetet biznesi, për të krijuar më shumë vende pune. Por në vend të kësaj, ai largohet nga këto vende në zhvillim në vende me taksa më të ulëta. Dhe kjo i bën vendet në zhvillim më të varura në ndihma nga jashtë, burimet e jashtme për t’i ndihmuar në zhvillimin e tyre, kur në fakt, në qoftë se ata mund të ndalojnë këtë dalje të kapitalit, ata vetë mund të fillojnë të financojnë zhvillimin e tyre.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)