Tirana është qyteti më i ndotur në Shqipëri, por probleme të ndotjes shfaqen edhe në Korçë, Lezhë, Lushnje dhe Fier. Këto janë të dhënat nga monitorimi i cilësisë së ajrit urban që u prezantuan sot nga  Agjencia Kombëtare e Mjedisit për “Gjendjen e Mjedisit në Shqipëri në 2016”.  Kreu i AKM-së, Julian Beqiri, tha se problematike është prania e grimcave të pluhurit në ajër dhe zhurmat.

"Tirana vijon të jetë qyteti më i ndotur. Problematike shfaqet cilësia  ajrit urban  me një element që është grimcat e pluhurit. Më pak i zhurmshëm është Fieri dhe Sranada  por sic e shohim në cdo qytet mesatarja është nga 10 deri në 17 që është Tirana maksimumi" u shpreh Julian Beqiri

Në lidhje me monitorimin e ujërave Beqiri u shpreh se ka një përmirësim të ndjeshëm në bregdete, por problem mbetet mungesa e informimit dhe e infrastrukturës

 “Kemi pëmirësim të situatës nga viti në vit , kjo vjen sa i përket vënies në punë të impianeteve të trajtimit të  ujrave të zeza . Kemi një menaxhim më të mirë të shkarkimit urbane. Por ka mungesë koshash, mungesë infrastrukture kemi mungesë  informimi nga Bashkitë që menaxhojnë këto zona" shton Beqiri.

Raporti për “Gjendjen e Mjedisit në Shqipëri në 2016 ofron një bazë për orientimin e zhvillimeve, planifikimeve dhe investimeve strategjike në sektorët të cilët kanë ndikim në mjedis siç janë: industria, energjetika, transporti, bujqësia etj, por edhe për marrjen e masave të duhura dhe hartimin e projekteve për përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe përbërësve të tij.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com