Një nga lëndët me zgjedhje që pati rezultatet më të mira ishte "Fizika bërthamë", ndërsa ajo që duket sa ju ka shkatuar problem maturantëve ka qënë "Biologjia bërthamë" dhe "Gjeografia e thelluar".
Sipas kësaj analize rreth 50% e maturantëve kanë marrë më pak se gjysma e pikëve të testit që janë 50 pikë. Ajo që bie në sy është fakti që shumica e maturantëve si lëndë më zgjedhje kanë zgjedhur qytetarinë , pasi studimi i kësaj lënde nuk kërkon studime shtesë.
Kjo është matura e parë në të cilën është ndërmarë reforma dhe ka patur një arritje pozitive nga pikpamja e realizimit të saj sipas Ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, duke hedhur posht të gjithë zërat e skeptikëve për realizimin e saj. Nikolla u ndal në faktorët se pse po ndërmeret reforma duke ju referuar mësuesve jashtë profilit por edhe nismës "Mësues për Shqipërinë".
“Vetëm rritja e pragut të kalimit, dhe miradministrimi bëri që sot në universitetet publike të kemi një cilësi më të lartë në të pranuarit në vitin e parë. Sot, kemi 160 programe studimi në universitetet publike që mesatarja e të pranuarve është shumë më e lartë se ajo e viteve të kaluar. Pikët mesatare të përllogaritura për studentët e pranuar janë rritur në 218 programet e studimit”, tha Lindita Nikolla.
Sipas saj, kjo analizë do shërbejë për të argumentuar nevojat e tekstit unik, për të mbështetur mësuesit për të bërë më mirë detyrën, për të adresuar më mirë pabarazinë në arsim.
“Ne mundësuam një proces me standard të unifikuar, ofruam siguri dhe cilësi. Treguam, të gjithë së bashku, se për të ndërtuar procese me të vërtetë demokratike duhet vullnet i qartë për të respektuar ligjin dhe partneritet i shëndoshë midis institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në to, e më gjerë, të shoqërisë në tërësi”, tha Lindita Nikolla.
Nësë bëhet një krahasim mes nxënësve femra dhe meshkuj, femrat kanë arritur rezultatet më të mira. Nxënësit e qytetit në raport me nxënësit e fshatit kanë pasur arritjet më të larta.
Një tjetër fakt interesant është se rezultatet më të mira i kanë patur shkollat e mesme të përgjithëshme dhe jo ato të profilizuara. 72.17% të totalit kanë notat 4.5 dhe 6 kjo tregon se arritjet e nxënësve në maturë janë të ulta.
Matura Shtetërore për 2013-2014 përfshiu rrreth 41350 maturantë prej të cilëve 13616 kanë rezultuar mbetës. Në fund të prezantimit të të gjithë punës për maturën shtetërore u shpërndanë çertifikata për mësuesit që kontribuan për realizimin sa më mirë të kësaj mature.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)