Raporti për popullsinë, çiftet kërkojnë më pak fëmijë, në 50 vitet e ardhshme numri i lindjeve do të reduktohet

Tendencat globale drejt familjeve më të vogla në numër është reflektim i faktit që njerëzit po bëjnë zgjedhjet e tyre për riprodhimin dhe kërkojnë të kenë më pak fëmijë. Ditën e sotme, agjencia e kombeve të bashkuara, prezantoi sot raportin  “Gjendja e Popullsisë së Botës 2018”, pjesë e së cilit ishte edhe Shqipëria. Raporti analizon se shumica e çifteve nuk mund të kenë numrin e fëmijëve që duan, për shkak të mungesës së mbështetjes ekonomike, apo munngesës së mjeteve për të kontrolluar fertilitetin.

Përdorimi i metodave kontraceptive është më i lartë në vendet në zhvillim. Më shumë se 99 milionë gra në botë mbeten në mënyrë të pavullnetshmë shtatzanë në vit, nga të cilat më shumë se 300 mijë gra shtatzanë vdesin gjatë shtatzanisë.

Manuela Bello, Përfaqësuese e UNFPA

Ndërkohë, drejtoresha e INSTAT Delina Ibrahimaj bëri me dije se mosha mesatare e lindjeve në Shqipëri është rritur, kjo edhe prej faktit se tanimë njerëzit krijojnë familje në moshë të madhe. 

Reduktimi i dëshirës për të pasur më shumë fëmijë, është fakti se gratë janë më të arsimuara madje edhe se burrat, dhe janë këto që çojnë në një vendim për të pasur më pak fëmijë.

Delina Ibrahimaj, drejtoresha e INSTAT

Referuar të dhënave dhe studimeve të popullsisë sipas tryezës së diskutimeve për raportin e popullsisë numri i lindjeve do të vazhdojë të reduktohet për 50-60 vitet e ardhshme

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit