TIRANE - Shqipëria ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë, për fëmijët nën moshën 5 vjeç, krahasuar me të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik, respektivisht kjo shkallë është 16.7 vdekje për 1,000 lindje te gjalla. Të gjitha vendet e tjera në rajon kanë shkallë më poshtë se 12 për 1,000 lindje të gjalla. Këto janë të dhënat me të fundit të raporti i përvitshëm “Situata e nënave në botë” të organizatës ndërkombëtare “Save the Children”. Sipas këtij raporti pas Shqipërisë renditet Rumania, Turqia dhe më pas Bullgaria.
Ndër të tjera raporti vlerëson edhe vdekshmërinë e nënave gjatë shtatzënisë ose lindjes ku raporti në vendin tonë është 1 vdekje në 2 200 raste të tilla. Numri më i lartë i vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë apo lindjes është në Somali ku raporti është 1 në 16 raste, ndërsa vendi me raportin më të ulët të vdekjeve është Finlanda, më konkretisht 1 në 12 000 raste. Megjithatë një shenjë pozitive vjen nga pjesëmarrja e grave në qeveri, të cilat sipas raportit përbëjnë 20% të vendeve në parlament, duke e renditur vendin tonë në pozicion të 106, më mirë se viti i kaluar. Raporti flet gjithashtu edhe për vitet e shkollimit të fëmijëve. Në Shqipëri, fëmijët kanë mesatarisht 10.8 vite arsimim duke e renditur Shqipërinë në vendin e 119 nga 178 vende gjithsej.
Sipas raportit, krahasuar me fëmijët e vendeve të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, fëmijët shqiptarë kryejnë më pak vite shkollim se fëmijët e vendeve të tjera të Ballkanit. Sipas “Save the Children”, çdo ditë, rreth 800 nëna dhe 18,000 fëmijë të vegjël vdesin nga shkaqe kryesisht të parandalueshme. Mbi gjysma e këtyre vdekshmërive të nënave dhe fëmijëve nën moshën 5 vjeç ndodhin në vende me situate të brishtë, të cilat kanë rrezikshmëri të lartë ndaj konfliktit dhe veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të fatkeqësive natyrore.
Shkrimi u publikua sot, 7 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com