Raporti për korrigjimin e kufijve, anëtarësimi i pamundur përpara 2025-ës

Raporti për korrigjimin e kufijve, anëtarësimi i pamundur përpara 2025-ës

Një grup ekspertësh të Nismës Europiane për Stabilitet kritikojnë figurat kryesore politike të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë për qëndrimet e tyre në lidhje me kufijtë. Në raportin 35-faqësh me titull "Hipnotisti Aleksandër Vuçiç", propozohet që Ballkanit Perëndimor t'u ofrohen plane konkrete se si mund ta forcojnë gradualisht kohezionin mes tyre.

Sipas tyre Bashkimi Europian duhet ta refuzojë skenarin e hershëm të rivizatimit të kufijve territorialë të Kosovës dhe Serbisë mbi baza etnike.

Sipas ekspertëve ata po sjellin si risi një ide të trumbetuar nga partitë radikale serbe prej fillimviteve 90, kohë kur vendi drejtohej nga presidenti Slobodan Milosheviç.

Në raportin 35-faqësh me titull "Hipnotisti Aleksandër Vuçiç", propozohet që Ballkanit Perëndimor t'u ofrohen plane konkrete se si mund ta forcojnë gradualisht kohezionin mes tyre.

"Bashkimi Europian duhet menjëherë ta mbyllë kutinë e Pandorës për bisedime të mëtejshme mbi formatimin e kufijve të Ballkanit, ndërsa Serbisë i duhet thënë prerazi që të ndalë kërcënimet e papranueshme për ndërhyrje ushtarake në veri të Kosovës. Duke qenë se anëtarësimi i plotë mbetet i pamundur për çdo vend përpara 2025-ës, dhe se i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë në Shengen pesë vite më pas, kufijtë mes vendeve do të jenë thuajse të padukshme. Përmbushja e standardeve dhe respektimi i minoriteteve, jo ndryshimi i kufijve, duhet të jenë forca transformuese në rajon."

Ideja e korrigjimit të kufijve tokësorë mbi baza etnike në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe u risoll në vëmendje fillimisht nga presidenti serb Vuçiç, për t'u mbështetur një vit më parë nga homologu i tij i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri shqiptar Edi Rama, madje edhe zyrtarë të lartë të SHBA-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend