TIRANE - Shqipëria ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Ballkan. Kjo është ajo që bëhet e ditur nga nga raporti i përvitshëm “Situata e nënave në botë” të organizatës ndërkombëtare “Save the Children”.
Sipas raportit vendi ynë ka humbur dy pozicione nga një vit më parë duke u renditur në vendin e 83, ku raporti i vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç në vit është 16.7 vdekje për 1 000 lindje. Ndërkaq të gjitha vendet e rajonit kanë një raport më poshtë se 12 vdekje për 1 000 lindje. Në vitin 2013, llogaritet një total prej 3.7 milion vdekje të fëmijëve ku numri më i lartë i vdekjeve të të porsalindurve dhe fëmijëve nën moshën 5 vjeç janë në vendet që aktualisht janë të prekura nga konflikti dhe pasiguria.
Ja linku i raportit të plotë të "Save the Children"
Ndër të tjera raporti vlerëson edhe vdekshmërinë e nënave gjatë shtatzanisë ose lindjes ku raporti në vendin tonë është 1 vdekje në 2 200 raste të tilla. Numri më i lartë i vdekjeve të nënave gjatë shtatzanisë apo lindjes është në Somali ku raporti është 1 në 16 raste, ndërsa vendi me raportin më të ulët të vdekjeve është Finlanda, më konkretisht 1 në 12 000 raste.
Megjithatë një shenjë pozitive vjen nga pjesëmarrja e grave në qeveri, të cilat sipas raportit përbëjnë 20% të vendeve në parlament, duke e renditur vendin tonë në pozicion të 106, më mirë se viti i kaluar.
Raporti flet gjithashtu edhe për vitet e shkollimit të fëmijëve. Në Shqipëri, fëmijët kanë mesatarisht 10.8 vite arsimim duke e renditur Shqipërinë në vendin e 119 nga 178 vende gjithsej. Sipas raportit, krahasuar me fëmijët e vendeve të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, fëmijët shqiptarë kryejnë më pak vite shkollim se fëmijët e vendeve të tjera të Ballkanit.

(Në foto: Pozicioni i Shqipërisë në raport si dhe të dhënat e 5 kritereve të marra në studim)
Sipas “Save the Children”, cdo ditë, rreth 800 nëna dhe 18,000 fëmijë të vegjël vdesin nga shkaqe kryesisht të parandalueshme. Mbi gjysma e këtyre vdekshmërive të nënave dhe fëmijëve nën moshën 5 vjeç ndodhin në vende me situate të brishtë, të cilat kanë rrezikshmëri të lartë ndaj konfliktit dhe veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të fatkeqësive natyrore.

(Në foto: Renditja e Shqipërisë në raport )
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sipas raportit vendi ynë ka humbur dy pozicione nga një vit më parë duke u renditur në vendin e 83, ku raporti i vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç në vit është 16.7 vdekje për 1 000 lindje. Ndërkaq të gjitha vendet e rajonit kanë një raport më poshtë se 12 vdekje për 1 000 lindje. Në vitin 2013, llogaritet një total prej 3.7 milion vdekje të fëmijëve ku numri më i lartë i vdekjeve të të porsalindurve dhe fëmijëve nën moshën 5 vjeç janë në vendet që aktualisht janë të prekura nga konflikti dhe pasiguria.
Ja linku i raportit të plotë të "Save the Children"Ndër të tjera raporti vlerëson edhe vdekshmërinë e nënave gjatë shtatzanisë ose lindjes ku raporti në vendin tonë është 1 vdekje në 2 200 raste të tilla. Numri më i lartë i vdekjeve të nënave gjatë shtatzanisë apo lindjes është në Somali ku raporti është 1 në 16 raste, ndërsa vendi me raportin më të ulët të vdekjeve është Finlanda, më konkretisht 1 në 12 000 raste.