Raporti/ Vasili: OSBE foli! 30 qershori ra, tani përpara të shpëtojmë vendin

Raporti/ Vasili: OSBE foli! 30 qershori ra, tani përpara të shpëtojmë vendin

TIRANË- Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili,  ka reaguar lidhur me raportin përfundimtar të OSBE -ODIHR, sipas së cilit i vuri vulën e zezë votimeve të 30 qershori. Ai e ka lexuar këtë raport, si një tregues që vendi ynë ndodhet në një krizë politike, teksa bën fajtor kryesor kryeministrin Edi Rama. Largimi i tij, për numrin 2 të LSI-së, është kush t domosdoshëm për të "shpëtuar" vendin.

Deklarata e plotë
Shqiperia nuk ka me asnje minute kohe per te humbur me kete tufe banditesh qe kane rrembyer qeverisjen e vendit. Raporti i OSBE -ODIHR i vuri vulen e zeze votimeve moniste kriminale te 30 qershorit. Eshte misioni i cdo qytetari dhe opozites qe te jene ne kembe dite e nate per te shpetuar vendin. Maskarenjte qe kercenojne qytetaret me vendin e punes dhe deri edhe heqjen e ndihmes sociale jane nje turp qe duhet shkulur me rrenje.

Nuk mundet me qe te lihet Shqiperia ne duart e nje sharlatani politik si Edi Rama i cili shkaterroi imazhin dhe rrenoi ekonomine e vendit. Gjithe bota tashme e di qe Shqiperia eshte zaptuar nga nje klike horrash te cilet e kthyen vendin me mbrapa se sa edhe monizmi i para viteve 90'. Antishteti i instaluar nga Edi Rama nuk pyet as per kushtetute,ligj,kode e rregulla por thjesht pyet per ate qe ju duhet dhe u intereson krimineleve banditeve trafikanteve te te gjitha llojeve e sojeve. Cdo veprim per te mbrojtur vendin nga pushtuesit ne qeveri eshte detyrim dhe legjitim.

Asgjesimi i zgjedhjeve nga Edi Rama eshte krimi me i rende ndaj te sotmes dhe te ardhmes se shume brezave ndaj detyra e mbrojtjes se zgjedhjeve te lira ecte ndershme eshte e shenjte. OSBE foli tani eshte radha jone.... OSBE-ja foli, tani është radha jonë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 05/09/2019 13:48

    Vasili nje ko... kandari nje buf pulash

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 05/09/2019 11:56

    O te rente nje damblla e mos te lente o kokepanxhar Maliqi

    Përgjigju
  • Ariu: 05/09/2019 11:55

    O burra me Cizme e brekë përpara të rrëzojmë qeverinë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë