Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Foto: E moshuara e lidhur dhe Virxhil Vesho duke festuar ditëlindjen

Kur largimet e tij nga banesa për shkak të sklerozës u bënë të shpeshta, dhe pikërisht kur kuptoi se vazhdimisht kërkonte e alarmuar të atin nëpër Tiranë, me dhimbje vajza e Virxhilit vendosi ta çojë në azil. Shfaqej shpesh aty mbasi i kishte gatuar diçka dhe pinin kafen së bashku në një lokal lagjeje, ngjitur me shtëpinë e të moshuarve.

Sapo shikonte të bijën atij i qeshnin sytë. Vetëm kur shikonte atë, vështrimi i shuar i merrte jetë. Ishte i qetë.

Por shpesh ja harronte emrin edhe të shtrenjtës bijë, shumëcka ishte bërë si një letër e bardhë dhe e pashkruar nga jeta e tij. Nga ditët e të djeshmes kur mundte, në një të sotme me infermierë përreth.

Për të kishte vetëm sot që tretej në mjegull.

Ndonjëherë zbriste dhe e gjenin në oborr të përhumbur në mesnatë në mes të muzikës. Ndonjëherë qante dhe kërkonte ti kapërcente ato mure të shtëpisë të të moshuarve. Në lagjen ku azili gjendet, banorët të tregojnë me kokë tavolinën ku ulej ai me të bijën , e cila nuk donte të mungonte në asnjë nga ditët e të atit. Pinte kafen me të, I mbante duart fort.

Pastaj ikte. Në luftrat e jetes së saj

Në azil gjithmonë takimet janë me orar.

Kishte patur një të djeshme Vixhili, përpara se të quhej moshë e tretë. Krijoi familje. Punoi në tregëti. I paqtë deri mbrëmjen kur shoku I dhomës, një historian I njohur e sulmoi në gjumë me një bastun. E vrau. Edhe vrasësi I tij Zyhdi Shehi një I moshuar me probleme shëndetësore, I paqartë për cfarë ka bërë dhe plot kontradikta në rrëfimin e tij. Por ai e vrau. Dy infermiere njëra e diplomuar për mami , u përpoqën të fshijnë vendngjarjen , ashtu sic fshin skleroza cka kishe jetuar.

Infermieret u arrestuan, sepse si ne jete edhe ne vendgjarje edhe kur s'ka gjurme lexohet si njwfarw gjurm.

Dhe mes pikëpyetjeve të kësaj ngjarjeje, shpirtvrarjes po ju sjell rrëfimin e një ish punonjëseje në shtëpinë e të moshuarve. Shumë gjëra mbeten për tu konfirmuar por mbi gjithcka domosdoshmëria dhe urgjenca që institucionet përkatëse të ushtrojnë kontrolle mbi shtëpitë e të moshuarve qofshin ato edhe private , duke verifikuar që nga menunë ushqimore, medikamentet, trajtimin e tyre nëse është njerëzor apo jo

Rrëfimi.....

“Une kam punuar ne kete institucion si infermiere. Si fillim dua te ndaj keqardhjen time per ish pacientin, qe ka humbur jeten.Une e kam pasur pacient Xhilin ( sic e therrisnim ne shkurt).Ishte nje zoteri qe ka punuar tregtar per shume vite po ne ate lagje ,ku ndodhet dhe azili.Nje person i urte dhe i sjellshem. Vuante nga skleroza dhe nuk kishte semundje te tjera shoqeruese. Nuk ishte i dhunshem Vajza e tij shpesh vinte e vizitonte,ne mbasdite dhe e ushqente Pacienti ka pasur probleme shpesh me gjumin naten dhe zgjohej. E gjenin ne oborr ne oren 3-4 te nates e gjenim ne guzhine ose neper dhoma te tjera Shpesh here tentonte dhe te dilte nga godina.

Por dua te cek si fillim si funksionon puna per infermieret: Turni paradites ka maksimumi 5-6 infermiere qe bejne ne fillim ushqyerjen e pacienteve dhe shpendarjen e medikamenteve dhe me pas ndërrimin e pelenave dhe te rrobave te pacienteve Ndersa ne darke qendrojne vetem dy infermiere qe kontrollojne kapacitetin e paciente me 40 ose me shume. Jemi ankuar shpesh per kete gje, per te shtuar staf, por pronari ka refuzuar. Turni nates eshte ne orarin: nis ne tre te mbasdites dhe perfundon te nesmen ne oren 7 te mengjesit, ku dhe dorezohet turni. Rregulli per turnin e nates eshte qe te kontrollohen pacientet cdo nje ore ne te treja goditan. Godinat jane te pajisura me kamera ku kapet cdo pjese e azilit. Normalisht turni nates eshte turni me i lodhshem dhe eshte lejuar qe fjetja e infermiereve te behet me radhe Por ka pasur raste kur infermieret (te dyja) jane gjetur ne gjume, gjate nates. Kjo ben qe gjate nates te ndodhin dhe incidente te tjera pervec kesaj tragjetise. Godina eshte e ndare ne tre pjese ku ne te treja gjendjen pacient ne gjendje shendetsore nga me te renda me semundje te tjera shoqeruese. Persa i perket kryeinfermieres Z.N. M, ajo eshte me profesion Mamie dhe nuk ka nje licence si infermiere. Kane punuar dhe vajza te tjera te cilat nuk kane qene te licensuar ose te siguruara me siguracione. Azili eshte i pajisur me nje mjek qe pergjthesisht vjen paradite ku shikon gjendjen e pacienteve. Ai eshte nje mjek i pergjidhshem. Gjithashtu ne azil eshte dhe nje punonjese sociale. Ne raste ku shfaqen problematika me pacient me gjendje te renduar mendore thirret dhe nje neurologe. Ne godinen ku gjendjet dhe dhoma infermiereve gjendet dhe kati me paciente me problematik. Madje ato mbahen te lidhur gjate dites por ka raste dhe gjate nates. 

Pacienti qe ka nderruar jete qendron nje kat me siper dhomes se infermierise. Dhe mendoj qe infermieret kan qenë në gjumë në momentin qe ka ndodhur incidenti pasi ndryshe zhurmat do ishin dëgjuar dhe të bertiturat.

Une kam dhe disa foto nga pacientet qe me kane ngelur ne telefon dhe gjendjen e tyre te mjeruar. Nese ju intereson mund tua dërgoj. Kjo është një foto si mbaheshin te lidhur gjatë ditës. Kjo ndodhet në katin e infermierisë. Dhe zgjidheshin në orën kur vinin familjarët për vizitat e drekës. Por shumica i takojnë ne pjesën e hollit të azilit.

Dmth infermierët i zbresin pacientët poshtë dhe takohen aty. Pas mbarimit të takimit ngjiten përsëri në dhomë, sepse familjarët që kanë pacientët që ecin vete nuk lejohen të futen në dhoma”….

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • _XY_: 09/08/2024 17:04

    Lidhja pas krevatit ose kariges quhet heqje e perkohshme e lirise se individit qe ketu fillon makabriteti i ketyre strukturave mostra. Ka menyra te tjera medikamentoze per te qetesuar Pacientin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion