1588000962_isabelsantos.JPG

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë Isabel Santos, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur edhe njëherë faktin se Shqipëria është gati për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për Shqipërinë.

“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e anëtarësimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi.  Këshilli Evropian për Çështjet e Përgjithshme duhet të caktojë një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Besimi i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian e meriton këtë gjë”, tha Santos.


Lajmi kryesor:

Bullgaria bllokon negociatat me Maqedoninë e Veriut, e pëson edhe Shqipëria! S’ka datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare