Rast i rrallë, gruaja mbetet 2 herë
shtatzënë brenda 10 ditësh

Rast i rrallë, gruaja mbetet 2 herë<br />shtatzënë brenda 10 ditësh
Një grua në Australi solli në jetë binjakë duke mbetur shtatzënë 2 herë.

Kjo ndodhi brenda 10 ditëve dhe është një rast i rrallë mjekësor.

Kate Hill ishte njoftuar më parë nga doktorët se ajo ndoshta nuk ishte në gjendje për të patur fëmijë. Së bashku me bashkëshortin Peter ngelen të habitur dhe e quajtën këtë një mrekulli.

Ajo ishte diagnostikuar me Sindromën e Vezoreve Policistike (polycystic ovary syndrome PCOS) në 2006 që ndalonte ovulimin e vezëve dhe ishte duke ndjekur një terapi për hormonet kur ngeli shtatzënë.

Vajzat Charlotte dhe Olivia janë quajtur binjake edhe pse lindën në 10 ditë diferencë.

Obstetri i znj. Hill rrefeu se kerkoi në Google për më shumë informacion për këtë rast, pasi  nuk e kishte hasur kurrë më parë një rast të tillë. 

Redaksia Online
(A.L/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv