Gjatë qëndrimit në SHBA, në një trajnim, gazetari i Report TV, Arsen Rusta ka takuar rastësisht Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.
Rusta ka pasur një bisedë të shkurtër me Lagarde, e cila kishte dëgjuar për Shqipërinë, madje kishte dhe dëshirë për ta vizituar, duke veçuar bukuritë që ka vendi jonë.
Gazetari i Report TV, shprehet se “zonja e hekurt” ishte shumë dashamirëse ndaj çdo kujt që donte ta takonte, e madje edhe pse ka një post shumë të rëndësishëm, nuk i përdorte truprojat për t’ja mbathur.
Pasi një bisede të shkurtër, Lagarde ka pranuar edhe të bëjë një ‘selfie’ me gazetarin e Report TV.
Postimi i Arsen Rustës:
Christine Lagarde
Zonja e cila pas pak ditëve do të firmosë mbi çdo monedhë euro që prodhohet e përdoret në botë, kishte dëgjuar e dinte edhe mbi Shqipërinë, paçka pak çasteve të ndara me të!
Ish-drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar sot Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane kur i tregova që jam një gazetar shqiptar u shpreh: Ju keni një vend të bukur, ndoshta e vizitoj shpejt"
Me pushtet e para, por ishte gruaja e cila nuk refuzonte askënd dhe si duheshin truproja kur pyetej nga një gazetar, si ne rastin tim që nga nxitimi për pak e bëra zonja Lepen.
#shqiperia mundet