Rastet e Xhelilit, Mziut e Gjikës,
si mund të shkarkohet Frrokaj?

Rastet e Xhelilit, Mziut e Gjikës,<br />si mund të shkarkohet Frrokaj?<br>
Arrestimi i kryebashkiakut demokrat të Lezhës, Fran Frrokaj hap mundësinë e shkarkimit të tij dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Lezhë. Kushtetuta i njeh të drejtën Këshillit të Ministrave të shkarkojë një kryetar bashkie në rast të shkeljeve të rënda të ligjit.

Neni 115 i Kushtetutës thotë:
“1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.

3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse”.

Kushtetuta nuk përcakton qartë se kur është momenti që kryeministri dhe qeveria veprojnë, nëse ata mund ta shkarkojnë kryebashkiakun edhe pa pasur një vendim fajësie nga gjykata. Shembujt e deritanishëm kanë qenë të ndryshëm dhe Edi Rama  ka vepruar ndryshe në raste të ndryshme.

Në rastin e kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, Rama firmosi shkarkimin e tij menjëherë pas publikimit të video-skandalit me afera seksuale, por Xhelal Mziu i Bashkisë Kamëz dhe Shpëtim Gjika i Bashkisë Vlorë, nuk u shkarkuan nga Rama edhe pse ata u arrestuan dhe u gjykuan për shpërdorim detyre.

Siç shihet, baza ligjore e lë vendimin në gjykimin e kryeministrit dhe ministrave të tij. Aktualisht nuk ka asnjë informacion se si do të veprojë Edi Rama, por shkarkimi i Frrokajt mund të hapë një front akuzash nga opozita se arrestimi u bë për qëllime politike. A do ta marrë kryeministri këtë risk përsipër?

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja