Rastet po shtohen, mjeku Kraja: Të shtruarit në Spitalin COVID1 janë të pavaksinuar! Detyrë e çdo shqiptari të marrë 2 dozat e vaksinës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video në të cilën shfaqet mjeku Dhimitër Kraja me një mesazh të fortë për shqiptarët: Rastet me COVID-19  po shtohen, të gjithë shqiptarët duhet të vaksinohen!

Duke folur për situatën aktuale të pandemisë në vend, doktori tregoi disa fakte për pacientët me COVID-19 që aktualisht ndodhen në Spitalin COVID 1, duke thënë se e përbashkëta e tyre është se janë të pavaksinuar.

Kjo do të thotë, siç tha edhe Kraja, se zgjidhja logjike e valës që po kanos vendin tonë por jo vetëm, është marrja e të dyja dozave të njërës prej vaksinave anti-COVID, për t’i dhënë në këtë mënyrë fund pandemisë.

Në fund të fjalës së tij, ai shtoi se përveç faktit se është detyrë e çdo shqiptari të vaksinohet me rëndësi është edhe zbatimi i masave anti-COVID, për parandalimin e përhapjes së virusit.

Krah postimit të videos, në rrjetin social Facebook edhe Ministrja vuri në pah faktin se të sëmurët në spital janë të pavaksinuar dhe kjo është arsyeja përse ajo i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohet.

Fjala e plotë e Dr. Dhimitë Kraja:

Meqë ndodhemi në një moment të ri te rrjedhës së pandemisë së COVID-19 në vendin tonë, mendojmë se është e arsyeshme të vëmë në  ndukje disa dukuri që janë të rëndësishme për një sensibilizim për situatën që po kalojmë.

Prej disa ditësh, në spitalin COVID1 ka disa të dhënë të reja, nga pikëpamja statistikore kemi një shtim të rasteve.

Një karakteristikë e përbashkët epidemiologjike e këtyre rasteve është se të sëmurët janë të gjithë të pavaksinuar.

Pra virusi qarkullon në Shqipëri ende, duke ruajtur infektueshmërnë e tij, për të kapur të pavaksinuar, ai ruan agresivitetin e tij.

Të gjitha këto çojnë në një konkluzion logjik, duhet të vaksinohemi të gjithë!

Duhet të vaksinohemi në mënyrë të plotë, jo bëjmë dozën e parë dhe mos të bëjmë të dytën

E fundit është se veç vaksinimit që është detyra e të gjithë shqiptareve, duhet të zbatojmë të gjitha masat e parandalimit të përhapjes së sëmundjes.

 

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin