Çështja 'Beleri'/ Kryeministri grek Mitsotakis: Ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Shqipërinë

Çështja 'Beleri'/ Kryeministri grek Mitsotakis: Ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Shqipërinë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Fredi Beleri

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë mbrëmë për median greke SKAI TV ku ka folur edhe për çështjen e Fredi Belerit.

Mitsotakis ka thënë se kjo çështje ka komplikuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Ai vuri në dukje sërish, mbajtjen në paraburgim të Belerit dhe mos-lejimin që të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës.

'Ne kemi shprehur rezervat tona të forta. Jo vetëm që nuk iu dha mundësia të betohet gjatë kohës që ishte në paraburgim, por edhe tani që kemi vendimin e gjykatës nëse ka qenë një proces i drejtë. Ne do të këmbëngulim, nuk ka asnjë vendim përfundimtar', tha ai, duke nënvizuar se mënyra se si Shqipëria e trajtoi këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Nga ana tjetër, e përditshmja greke Kathimerini e ka komentuar këtë intervistë të Mitstotakis duke thënë se Athina pret një lëvizje vullnet mirë nga pala shqiptare.

Më tej ajo shton se kryeministri grek përdori tone të buta, por kjo pas taktikave agresive sipas saj të kryeministrit Edi Rama, i cili denoncoi se ka përpjekje për të ndërhyrë në drejtësinë shqiptare.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 13/03/2024 13:18

    Malaka Micotaqis te pershendes me kengen e Janis Miliokas"GREKO MASKARA".

    Përgjigju
  • Tahipi: 13/03/2024 12:45

    Rrac e keqe ti bashke me belerin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'