Një tjetër "rast Bobbit" po trondit Argjentinën. Brenda Barattini, një arkitekte 28 vjeçare, u arrestua dy vjet më parë për kastrimin e shoqëruesit të saj me një gërshërë kopshtarie.
Incidenti ndodhi në Nueva Córdoba, një lagje në qytetin argjentinas të Kordoba. Gruaja kishte hyrë në shtëpinë e burrit, i cili ishte martuar me një grua tjetër, dhe I kishte prerë atij organin gjenital, ndërsa ishte duke fjetur.
Burri kishte arritur të shpëtonte dhe fillimisht kërkoi ndihmën e fqinjëve, tek të cilët edhe u strehua për pak kohë.
Më vonë atij iu desh të kryente disa operacione.

Të mërkurën, një juri në Kordoba, e shpalli fajtore për tentativë vrasjeje arkitekten Brenda Barattini.
Gruaja e pranoi krimin, por mohoi çdo qëllim për ta vrarë ish burrin e saj.
Gjatë gjykimit, e pandehura tha se i dashuri i saj e kishte trajtuar atë si një "trofe".
Para dënimit, Barattini shprehu keqardhje për aktin.
Rasti risolli te argjentinasit kujtimet e rastit të Lorena Bobbit, e cila në vitin 1993 preu penisin e burrit të saj me thikë kuzhine përpara se ta hidhte në një fushë futbolli.

Komente




