Rasti i Valdrin Pjetrit zbulon shkeljen/ KQZ dhe Prokuroria asnjë verifikim për kandidatët në zgjedhjet e 30 qershorit

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dështuar të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit të cilin vetë ato u angazhuan tre muaj para zgjedhjeve për ta respektuar. Report Tv ka siguruar marrëveshjen të cilën më 12 mars 2019, tre muaj para zgjedhjeve të 30 qershorit Klement Zguri dhe Arta Marku firmosën duke marrë përsipër të verifikonin në mënyrë të thelluar çdo kandidat në garë për zgjedhjet lokale.

Verifikim i cili do të paraprinte një ndalesë të rastit të Valdrin Pjetrit, kryebashkiakut të Shkodrës i cili rezultoi sipas dokumenteve të Partisë Demokratike se ka fshehur një arrestim e më pas dënim me burg e gjobë për shpërndarje narkotikësh në Itali.

Por çfarë është kjo marrëveshje?

Siç thuhet në gërmën ç të pikës I në këtë marëveshje, KQZ angazhohet t'i dërgojë Prokurorisë brenda afateve formularët e dekriminalizimit për të kryer verifikim të thelluar.

Nga ana tjetër Prokuroria angazhohet të kryej këtë verifikim sa më parë dhe të informojë publikun për rezultatet.

Një tjetër angazhim që marrin përsipër këto dy institucione është edhe ngritja e aplikacioneve kompjuterike të përbashkëta për të ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast të krimeve elektorale apo informacioneve për efekt të dekriminalizimit.

Edhe kjo pikë ka qenë krejt formale pasi si para edhe pas zgjedhjeve një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk është promovuar apo të funksionojë qoftë edhe në portalet zyrtare si atë të KQZ apo Prokurorisë.

Pas kësaj marrëveshje Report Tv ka kërkuar informacion zyrtar me e-mail pranë Prokurorisë së Përgjithshme, me pyetjet:

Është person në hetim nga prokuroria shqiptare ndonjë nga këta shtetas? Duke listuar listën me kandidatët zyrtarë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ka nisur ndonjë verifikim për efekt të dekriminalizimit sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ?

Në këtë listë është edhe emri i Valdrin Pjetrit, kryebashkiakut të Shkodrës për të cilin tashmë Prokuroria e Përgjithshme pranon se ka nisur një verifikim por pas denoncimit të PD.

Ajo çka nga pikëpyetje është fakti se përse prokuroria një proces që kërkon jo më shumë se pak minuta deri në 24 orë, ka mbi dy muaj që ende se ka kryer.

Katër muaj nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të mjaftonte për të verifikuar të shkuarën e çdo kandidati, minimalisht në Europol, Interpol, apo edhe shtetet ku ata kishin qëndruar si student, emigrant apo pushime ndër vite.

Por kjo nuk ka ndodhur, edhe pse ishin më pak se sa 70 kandidat përfshi 61 të Partisë Socialiste, ata të bindjes demokratike apo edhe të pavarur.

Paçka insistimit të Report Tv për të marrë një përgjigje sipas ligjit për të drejtën e informimit ende Prokuroria e Përgjithsme dhe sektori i dekriminalizimit drejtuar prej prokurorit Arben Kraja ende nuk është përgjigjur duke shkelur çdo afat ligjor.

Kërkesa për informacion drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme nga Report TV

Çdo verifikim i tillë edhe sipas ligjit të dekriminalizimit do t'i shërbente qytetarëve për të mos votuar persona me precedent penal në të shkuarën apo edhe vetë partive për të larguar nga radhët e tyre persona të tillë.

Por institucionet shqiptare të cilat i detyron ligji dhe paguhen me taksat e publikut, jo vetëm se kanë kryer një gjë të tillë por edhe pasi ligjit i kanë shtuar një marrëveshje, sërish gjithçka ka qenë fiktive.

Memorandumi i Bashkëpunimit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taravoli: 14/08/2019 16:56

    Jep doreheqjen o i marr se nuk eshte fundi botes...mos e mbaj peng popullin shqiptar te votoj i lire

    Përgjigju
  • Mirela: 14/08/2019 14:52

    Uroj te dal lajm i rrem pas verifikimit i cili duhet te mbyllet menjeher sot dhe jo te zvarritet e ti dali tymi me keq.Sot te shprehet prokuroria dhe nese del e vertet Rama te ket guximin te jap dorheqjen dhe jo te distancohet nga miku i tij.Kuptojeni se gjith njelloj jan,nuk ka politikan qe mendon per popull.Pozite e opozite i mban ne pushtet droga.Nese del e vertet,Rama,kryeprokurorja dhe kryetari i KQZ te japin dorheqje menjehere.Turp per gjith

    Përgjigju
  • Gento: 14/08/2019 14:00

    Pak vend per llafe ka ketu,ne nje vend denokratik dergohet per hetim edhe shkarkohen nga detyra komplet Kryeprokurorja kqz etj.rama do e paguaj me kosto politike kete dinakerine e tij.ne nje vend Demokratik?thjesht duhesh te dorehiqesh,mjere populli ne dore te kujt eshte,Jo se keta te pd jane engjej jo.me m jane.

    Përgjigju
  • Tironsi: 14/08/2019 13:51

    Mos u lodhni kot... Ne Albanistan ligjet jane shkruar ne leter higjenike dhe nga ato te butat fare

    Përgjigju
  • shkodrani: 14/08/2019 13:36

    Meqe more Shkodren ne patronazh hape thesin e investimeve Edo.Jo vetem Vlora e Tirana jane ne Shqiperi.Tani nuk eshte faji i Shkodres qe deshe ta drejtoje me nje trafikant.NUK TA KA FAJIN VOLTANA SE VALDRINI YT ESHTE TRAFIKANT DROGE.

    Përgjigju
  • Kristi: 14/08/2019 13:02

    Cdo shqiptar jo injorant e di se mjaftojne 5 minuta per nje certifikate pastertise te nje individi pasi jetojme ne boten e internetit.Edo mos na trego si po pastrohen plerat ne Facebook por na trego si zgjodhe nje trafikant per shkodren.Mos na thuj dhe ti si Berlusconi se nuk dinte qe Ruby ishte 17 vjece se shikoje fundin e Berlusconit me 8% zgjedhes.Ti Edo e di mir kush te rrethon se je kryeminister dhe jo vetem piktor,te pakten mos fyej inteligjencen e qytetarit te shkolluar.Nuk mbyllet skandali me zgjedhje ne Shkoder.

    Përgjigju
  • Denisa: 14/08/2019 12:44

    Nuk esht kriz e Shkodres por kombetare.Sa familje qytetare te ndershme ka Shkodra dhe kandidon nje trafikant drogaxhi.E humbe Edo,thuaj sa duash PS esht e ndar nga Valdrini.Ti e zgjodhe e spostove te ndershmit per Valdrinin.Kjo do thot qe dhe ti je pjes e grupit.Nese vertetohet fajsia duhet te dorhiqesh dhe ti.Nuk hy minarja ne thes thon shkodranet.Nuk mund ti lash duart me perseritje zgjedhje ne nje qytet por te behen pluraliste ne gjith Shqiperine.

    Përgjigju
  • Hasani: 14/08/2019 11:44

    Kjo tregon me se miri se kemi te bejme me gjykata dhe prokurori te varura nga politika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT