Trupi gjykues në rastin Medikus ka vendosur që në këtë proces gjyqësor të dëgjohet dëshmia e Dick Martit raportues i Këshillit të Evropës njeherit përpilues i raportit që ngarkon me dyshime pjesëtarë të UCK-së për trafikim me organe gjatë luftës në Kosovë.
Florin Vertopi, avokat mbrojtës, ka konfirmuar kërkesën e seancëa paraprake peer dëgjimin e Martit në cilësi të dëshmitarit e kishte paraqitur prokurori Jonatan Ratell.
Ndonëse, një propozim i tillë është kundërshtuar nga mbrojtja, në seancën e sotme kryetari i Trupit Gjykues ka urdhëruar prokurorin që të dorëzojë adresën e vendbanimit të Dick Martit në mënyrë që Gjykata përmes kanaleve diplomatike ta sjell atë si dëshmitar në Kosovë.
Ndërkohë, në seancën e sotme është dëgjuar edhe dëshmia e oficerit të policisë së EULEX-it Zhivko Zhivkov i cili ishte i përfshirë në hetimet për rastin Medikus.
Sipas mbrojtjes gjatë dëshmisë para gjykatës, dëshmitari Zhivkov në një rast ka pohuar se nuk ka arritur të gjej prova që mund t`a ndërlidhin rastin Medikus me pohimet në raportin e Martit.
Poashtu, sipas mbrojtjes dëshmitari ka pohuar se gjatë takimit që ai kishte pasur me Dik Martin, ky i fundit ka tentuar të sigurojë të dhëna shtesë mbi hetimet që po zhvilloheshin për rastin Medikus. Seanca në rastin Medikus, pronar i së cilës është deputeti Shaip Muja nga rradhët e PDK-së, vazhdon nesër.
/Shqiptarja.com