Shqiptarët në SHBA kanë protestuar para selisë së OKB-së në Nju Jork në përkrahje të shqiptarëve në Maqedoni. Në këtë protestë morën pjesë emigrantë dhe aktivistë të shoqatave të ndryshme nga shumë shtete të SHBA-ve.
Ata kanë theksuar se mbështesin protestat e fundit të bashkëkombësve në Shkup dhe qyteteve të tjera kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve nga ana e pushtetit maqedonas.
Aktori i njohur Xhevat Limani si drejtuesi i kësaj proteste theksoi se kjo protestë është edhe një zë i fuqishëm nga shqiptarët e Amerikës kundër dënimit me burg të përjetshëm të 6 shqiptarëve në rastin “Monstra” dhe bashkëngjitur me protestat gjithë shqiptarë që po mbahen nga Shkupi, në Prishtinë, Tiranë dhe kudo ku ka shqiptarë.
Protesta morri një pamje tjetër edhe nga prania e këngëtares së Merita Halili, e cila këndoi himin shqiptar dhe ate amerikan.

Protestuesit kanë mbajtur vetëm flamuj kuqezi dhe simbole kombëtare, flamujt amerikanë, ndërkohë që në protestë janë theksuar edhe elementet kombëtare shqiptare dhe është brohoritur “Duam drejtësi”, “Stop proceseve të montuara gjyqësore ”, “Jankullovska terroriste”, "Gruevski me keq se Millosheviqi", por janë dëgjuar edhe thirrjet në përkrahje të shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, si: “Shkupi jemi me ty”.

/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

Ndal diskriminimin e shqiptarëve">