‘Rasti politik më i çuditshëm në botë’ Topalli akuza ndaj Bashës: Njeriu që shkatërroi opozitën dhe i dhuroi qeverisë të gjitha mandatet e deputetëve opozitar

‘Rasti politik më i çuditshëm në botë’ Topalli akuza ndaj Bashës: Njeriu që shkatërroi opozitën dhe i dhuroi qeverisë të gjitha mandatet e deputetëve opozitar

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefiza Topalli

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefiza Topalli përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka ngritur përsëri akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Ajo shkruan se në çdo vend të botës problemi është qeveria, por në Shqipëri përveç qeverisë, skandaleve dhe korrupsionit pa kufi të saj, problemi është vetë drejtuesi i opozitës.

Topalli shkruan se Basha është njeriu që shkatërroi opozitën dhe e përgjysmoi në numra në mandatin e parë, sipas saj ai i dhuroi qeverisë të gjitha mandatet e deputetëve opozitar, si dhe i fali të gjitha këshillat bashkiak e bashkë më ta të gjitha bashkitë e mandatit të dytë. Ajo shtoi se Basha është ai që për 8 vite nuk rreshti duke thënë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën e që tani po hynë si pa te keq ne zgjedhje pikërisht me ER.

“Është rasti politik më i çuditshëm në botë”, shkruan Topalli.

Ajo në fund i bëri apel qytetarëve të votojnë për Lëvizjen për Ndryshim, e cila është partia kundra  kryetarëve të tjerë të korruptuar, Edi Ramës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • veni: 10/02/2021 15:56

    edhe topalli po ju dhimbset juve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja