/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Raul Gonzales, ish-bomber i Real Madrid është tashmë e shkuara, pasi e tashmja i përket Cristiano Ronaldos dhe Linonel Messi.
Kohët ndryshojnë, rekordet tejkalojnë njëri-tjetrin dhe legjendat largohen nga skena, duke marrë me vete historinë e duke i hapur rrugë elitave të reja. Ky është dhe rasti i Raul Gonzales, që debutoi me Real Madrid në moshën 17-vjeçare dhe që shumë shpejt u kthye në lojtarin simbol të skuadrës mbretërore.
Raul u kthye një nga personazhet më të papëlqyer të portierëve, pasi intuita e tij për të gjetur rrjetën ishte e pakrahasueshme. Pikërisht falë këtij talenti, Raul arriti të ngjitej mjaft shpejtë në krye të golashënuesve më të mirë të Ligës së Kampionëve, por sot gati një dekadë pas rekordit të thyer nga Raul, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë ngjitur në skenë për të shkruar me gërma të mëdha historinë e tyre.
Një histori kampionësh që nisën udhën tyre prej larg, njëri u nis nga lagjet e vjetra dhe të rrezikshme të argjentinës dhe tjetri në lagjet e varfra të Portugalisë, ku e ëma për shkak të varfërisë kishte menduar edhe abordin. Por, sot këto dy histori takohen me njëra tjetrën dhe duke sfiduar njëra-tjetrën sundojnë botën.
Goli i shënuar mbrëmjen e djeshme nga Ronaldo në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Ludogorets, e ngjiti ish-sulmuesin e Manchester United në vendin e dytë të golashënuesve më të mirë të Ligës së Kampionëve, duke lënë prapa pikërisht ish-golashënuesin më të mirë të këtij kompeticoni Raul Gonzales, që tashmë e gjenë veten në vendin e tretë, pasi dy javë më parë u parakaluar edhe nga Lionel Messi. "Pleshti" i Barcelonës shënoi një tripletë dy javë më parë ndaj Ajax, duke u ngjitur në kuotën e 74 golvave të shënuar në kompeticionin më të rëndësishëm Europian. Sot argjentinasi ka takimin e radhës me Ligën e Kampionëve, një mundësi e artë për të rritur edhe më tej avantazhin e ndaj ndjekësve.
Cristiano Ronaldo me golin e shënuar mbrëmë u ngjit në kuotën e 72 golave, ndërsa Raul, i cili mbajti gati për një dekadë titullin golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve ka shënuar në total 71 gola dhe tashmë brenda dy javëve e gjen veten në vendin e tretë. Tashmë sfida për kurorën e golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve është mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos.
/Shqiptarja.com