Digjet edhe akti i tretë për gjetjen e Presidentit konsensual, asnjë emër nga palët edhe për këtë raund! Brenda javës socialistët mund të zgjedhin me votat e tyre Kreun e Shtetit

Digjet edhe akti i tretë për gjetjen e Presidentit konsensual, asnjë emër nga palët edhe për këtë raund! Brenda javës socialistët mund të zgjedhin me votat e tyre Kreun e Shtetit

Presidenca

TIRANË- Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës pati fatin e 2 të parëve! U dogj pa asnjë kandidaturë! 3 javët që pritej të ishin intensive sa i përket diskutimeve për gjetjen e një emri konsensual për Kreun e Shtetit Shqiptar u mbyllën ‘shterpë’. Politika shqiptare dështoi ta realizonte edhe këtë detyrim kushtetues.

Ora 16:00 e kësaj të diele ishte mundësia e fundit e opozitës për të propozuar një emër për President dhe në Kryesinë e Kuvendit asnjë propozim nuk ka mbërritur. I takonte opozitës, ashtu siç ishte rënë dakord në një konsensus të vakët mes palëve thuajse 2 javë më parë. Tashmë 'barriera' kushtetuese për 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nuk ekziston më dhe në raundin e katërt, socialistët kanë paralajmëruar se do t’i japin shqiptarëve një president, pasi i kanë 71 votat që i duhen. Duke respektuar detyrimin kushtetues që raundet të mos bëhen më shumë se 7 ditë nga njëri-tjetri atëherë mund të themi se me shumë mundësi brenda një javë do të kemi një President të zgjedhur nga votat e socialistëve.

Sigurisht që kjo nuk do të thotë se shansi për gjetjen e një emri të përbashkët është zero por duke pasur parasysh që tashmë PS i ka votat e domosdoshme për ta 'mbaruar vetë këtë punë' ashtu siç edhe ka paralajmëruar pasja e një kryetar shteti të gjithëpranuar nga palët duket tashmë shumë e vështirë. 

Raundi i tretë do të mbahet të hënën më 30 maj në orën 10:00 teksa negociatat mes palëve nuk kanë prodhuar konsensus mes palëve. Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj akuzon mazhorancën se kanë prishur marrëveshjen, referuar këtu draftit të tij ku në një nga pikat parashikonte që emri i ri i presidentit të shkonte në Kuvend me firmat e përbashkët të demokratëve dhe socialistëve. Mirëpo, kreu i grupit socialist, Taulant Balla tha se nuk kanë pranuar një pikë të tillë dhe se një opozita nuk do i hiqte kurrë të drejtën mazhorancës që të propozonin një emër.

Teksa mosdakordësia mes PS-PD është e pritshme, përplasje ka pasur edhe nga vetë brenda opozitës. Fatmir Mediu që është në këtë tryezë si kryetar i grupit Aleanca për Ndryshim këmbëngulë që opozita duhet të japë një emër ose të mos ulët më në një tryezë të përbashkët, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe Alibeaj shfaqet mosbesues duke akuzuar socialistët se duan ta zgjedhin vetë.

Mbetet për t'u parë nëse opozita do të propozojë një emër këtë raund, teksa mësohet se nesër Kuvendi do të zhvillojë 2 seanca radhazi, një për presidentin në orën 10:00 dhe një tjetër për rendin e ditës në 11:00.

"Në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës (Urdhër nr.46, datë 26.05.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla). Në orën 11: 00 do të vijojë seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit. (Urdhër nr.47, datë 26.05.2022,  i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla)", thuhet në njoftim. 

Si zgjidhet presidenti i ri
10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një President të ri Republike. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret maksimumi duhet të ishte data 24 maj, pasi mandati i Metës mbaron më 24 korrik.

Tashmë është koha e propozimit zyrtar të kandidaturave, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë. Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat për Presidenti. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës maksimalisht në gjysmën e dytë të muajit qershor do të jetë i zgjedhur, duke qenë se data e fillimit të procesit është konsideruar data 10 maj. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Dortmund dhe Bayern Munich barazojnë 1-1 në 'Klasike', bavarezët shkojnë +10! Dëmtohet Kane

GOLAT/ Dortmund dhe Bayern Munich barazojnë 1-1 në 'Klasike', bavarezët shkojnë +10! Dëmtohet Kane