Raunig: Deri më tani asnjë zyrtar i
lartë s'është dënuar për korrupsion

Raunig: Deri më tani asnjë zyrtar i<br />lartë s'është dënuar për korrupsion
TIRANE - Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig tha se pavarësisht se numri i rasteve të regjistruara të korrupsionit njeh rritje në gjysmën e parë të vitit 2014, ende asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar për këtë vepër penale.

“Edhe pse numri i rasteve të korrupsionit të regjistruara në prokurori gjatë gjysmës së parë të 2014-ës është i konsiderueshëm,468 raste sipas Ministrisë së Drejtësisë,asnjë prej tyre nuk përfshin ndonjë zyrtar të nivelit të lartë. Sipas të dhënave ende nuk ka raste të identifikimi dhe dënimi të zyrtarëve të lartë për korrupsion”, tha Raunig.

Gjatë fjalës së tij në Forumin Kombëtar kundër Korrupsionit, kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë shprehu vlerësim dhe mbështetje ndaj reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në këtë aspekt, por shtoi se korrupsioni nuk është luftë që mund ta fitojë një institucion i vetëm.

“Ende nuk ka raste të identifikimit dhe dënimit të zyrtarëve të niveleve të larta. E gjithë  gama e politikës, nga ajo qendrore e vendore shoqëria civile duhet të luftojnë korrupsionin në sektorët e politikës. Është parakusht thelbësor për një luftë efektive kundër korrupsionit. Shqipërisë i nevojiten qëndrime më të harmonizueshme në luftën kundër korrupsionit. OSBE i ka dhënë mbështetje qeverisë në hartimin e strategjisë kundër korrupsionit. Strategjitë në vetvete nuk sjellin shumë rezultat nëse institucioneve nuk i jepen instrumentet e duhura për të parandaluar këtë fenomene Institucionit duhet të kenë nivelin e nevojshëm e autoritetit, burimet dhe të jenë të mbrojtura nga ndikimi politik. Nuk ka asnjë vend pa korrupsion, dhe kjo na ndikon të gjithëve negativisht. Korrupsioni i dënon grupet e cënueshme me dobësi, sjell paqëndrueshmëri të lartë sociale madje edhe konflikt”, tha Raunig.

Ambasadori Raunig paralajmëroi se javën e ardhshme OSBE do të fillojë një iniciativë të re kundër korrupsionit, përmes përmirësimit të kapacitet të administratës publike si dhe organizimit të një fushatë sensibilizuese për të rinjtë.

Sipas tij, 11% e PBP-së është përdorur nga publiku për të paguar ryshfet. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?