RBI: Publikimi i rezultateve të vitit 2019 dhe ndryshimi i perspektivës

RBI: Publikimi i rezultateve të vitit 2019 dhe ndryshimi i perspektivës

Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka rishikuar perspektivën e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave që ndikojnë në mjedisin e përditshëm dhe ekonominë globale, si rezultat i masave që janë marrë për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Ka të ngjarë që kufizimet si pasojë e kësaj situate të sjellin një recesion të rëndë në zonën e euros (supozuar -4% PBB në vitin 2020) me pasoja negative për tregjet e RBI-së (supozuar deri në -6% PBB në vitin 2020):

•      Ne po ulim pritshmëritë tona për rritjen e kredisë për vitin 2020.

•      Raporti i provigjioneve për vitin 2020 aktualisht pritet të rritet në 50 deri në 75 pika bazë, në varësi të kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së situatës

•      Ne synojmë të arrijmë një raport kosto / të ardhurash prej rreth 55 përqind në planin afatmesëm dhe po vlerësojmë se si rrethanat aktuale do të ndikojnë në këtë raport në vitin 2021.

•      Në planin afatmesëm ne synojmë një kthim të konsoliduar të kapitalit prej afro 11 përqind, por ende jemi duke e vlerësuar ndikimin e mjedisit aktual në përfitueshmërinë e vitit 2020.

•      Konfirmojmë objektivin tonë të raportit CET1 rreth 13 përqind.

•      Bazuar në këtë raport ne synojmë të shpërndajmë 20-50 përqind të fitimit të konsoliduar.

RBI-ja ka publikuar gjithashtu raportin vjetor të vitit 2019, të cilën mund ta gjeni online në http://ar2019.rbinternational.com. Në këtë raport nuk është përfshirë pasqyra e rishikuar. Nuk kishte ndryshime të mëdha në shifrat kryesore krahasuar me shifrat e publikuara paraprakisht më 6 Shkurt 2020:

RBI-ja e konsideron Austrinë, ku është një bankë udhëheqëse korporative dhe investimesh, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) si tregun e saj. 13 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat e filialit. Për më tepër, Pjesë e Grupit RBI janë edhe shumë kompani të tjera që ofrojnë shërbime financiare, për shembull në qira financiare, menaxhim të pasurive apo M&A (përthithje dhe blerje).

Rreth 47,000 të punësuar u shërbejnë 16.7 milionë konsumatorëve përmes përafërsisht 2,000 degësh biznesi, pjesa më e madhe e tyre në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat Rajonale Austriake Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është në gjendje të lirë. Brenda Grupit Bankar Austriak Raiffeisen RBI-ja është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera kredituese.

http://www.rbinternational.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)