Administratori i njësisë së Kaçinarit në Bashkinë e Mirditës, Petrit Bardhi i shpallur në kërkim nga policia bashkë me vëllain e tij, pasi akuzohen se kanë kultivuar mbi 400 kilogramë lëndë narkotike kanabis në fshatin Simon, ka reaguar në Facebook.
Bardhi pretendon se akuzat e ngritura nga Policia e Lezhës janë shpifje dhe thotë se do të paraqitet në Prokurorinë e Lezhës për të sqaruar këto akuza.
“Përshendetje miqte e mi. Ju bej me dije se të gjitha akuzat që më janë bërë nga Policia e Qarkut Lezhë nëpër media janë të gjitha shpifje. Do vijë koha që unë do të paraqitem pranë Prokurorisë së Qarkut Lezhë dhe t’i sqaroj të gjitha këto shpifje që më janë bërë sepse jam i pafajshëm”, shprehet Bardhi.
Redaksia Online
(f.s/shqi[tarja.com)
/Shqiptarja.com