ELBASAN- Partia Socialiste e Elbasanit reagoi dje ndaj peticionit që ishte bërë ndaj deputetit Ben Blushi, ku thekson se të gjithë ato janë shpifje. Në një deklaratë për shtyp, kryetarja e degës së PS-së në Elbasan, Luljeta Arapi theksoi se këto janë tentativa për të përçarë partinë dhe nuk janë të vërteta por mashtrime.

“Hedh poshtë me neveri shpifjet që përmban ajo letër anonime dhe i bëj të qartë të gjithë anëtarëve të partisë dhe qytetarëve të Elbasanit, që kjo bëhet për ta përçarë partinë për interesa të ngushta personale përfitimi të disa individëve. Ashtu si shumë socialistë edhe unë kryetarja e PS-së jam ende e papunë. Jam larguar nga detyra prej kryetarit të Bashkisë Elbasan, më datë 28 qershor 2013,por pavarësisht kësaj jam në krye të partisë së bashku me strukturat duke punuar çdo ditë me detyrimin moral dhe politik për të kryer deri në fund detyrën me shumë përkushtim. Do ta bëj këtë çdo ditë, sot e në vazhdim për të përfaqësuar dhe mbështetur interesat e çdo socialisti në qytetin e Elbasanit”,- theksoi Arapi në deklaratën e saj.
 
Shkrimi u publikua sot (17.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)