/ATSH/. - Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ia ka bërë të ditur Sergio Ramosit se nuk do të largohet nga klubi kryeqytetas.
Perez në organizimin lamtumirës për Iker Casillasin deklaroi se te Reali ka lojtarë që nuk do të largohen, duke iu drejtuar ne menyre indirekte Ramosit, ben te ditur gazeta sportive Marca.
"Në skuadër ka lojtarë që nuk duan të largohen dhe nuk do të largohen", u shpreh Perez.
Ramos po kërkohet me ngulm nga Manchester United, por presidenti Perez nuk do ta largojë kapitenin e ardhshëm të Realit pas largimit të portierit Iker Casillas