Presidenti Florentino Perez mirëpriti blerjen më të re të Realit të Madridit, portierit belg Courtois. Klubi madrilene ka prezantuar portierin e ri, i cili falënderoi të pranishmit dhe Real Madridin për besimin tek ai. Përveç kësaj, Courtois deklaroi se “përmbush një ëndërr, që e kishte nga fëmijëria”:
“Natyrisht, jam shumë i lumtur. Çdokush që më njeh, e di se kam punuar për të ardhur këtu. Është një nder. Unë i jam shumë mirënjohës Real Madridit. Në të gjithë karrierën time kam dhënë gjithmonë më të mirën për të arritur këtë majë. Kjo ishte ëndrra ime që fëmijë, e kam ëndërruar këtë moment.
Po përmbush një ëndërr, që e kisha që në fëmijëri. Më duket e pabesueshme që do të ec mbi barin e fushës së stadiumit me ngjyrat e Real Madridit, klubit më të mirë në botë” – u shpreh Courtois.
Pasi mbaroi fjalën përshëndetëse, presidenti i dorëzoi fanellën e tij të re, edhe pse pa një numër. Pastaj, portieri belg vazhdoi të bënte fotografi protokollare me familjen e tij, çka përfundoi pjesën e parë të prezantimit. Edhe Chelsea ka prezantuar zyrtarisht mesfushorin kroat Mateo Kovaçiç, i cili ka lënë Realin e Madridit për një aventurë të re.
Përmes një deklarate në faqen e tyre të klubit, Chelsea njoftoi përfundimin e marrëveshjes me Real Madridin, pjesë e të cilës është edhe huazimi i Mateo Kovacic, ndërsa ky i fundit ka thënë fjalët e para si pjesë e bluve të Londrës. Në tre sezonet me “Los Blancos”, kroatit i është dhënë mundësia të luajë në 37 ndeshje të La Liga-s. Ai nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme me Real Madridin në fitimin e tri Ligave të Kampionëve të njëpasnjëshme.
Komente








