La Liga e futbollit në Spanjë mbylli të enjten raundin e 36-të, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i sezonit. Real Madridi fitoi 2-0 ndaj Oviedos, ndërsa nuk munguan polemikat kundër drejtuesve dhe futbollistëve nga tifozët e Real Madridit. Valencia barazoi 1-1 kundër Rayo Vallecanos, ndërsa po në barazimin 1-1 u mbyll edhe Girona - Real Sociedad.

Në 'Bernabeu', Real Madridi fitoi 2-0 kundër Real Oviedos në një ndeshje që nisi me polemika. Tifozët fërshëllyen futbollistët, me emrin e Kylian Mbappe që ishte më i kontenstuari. Francezi nuk u prit mirë gjatë futjes në lojë në minutën e 69-të. Nuk munguan as debatet mes presidentit Florentino Perez dhe tifozëve që ishin në tribunën kryesore të 'Bernabeut'. Madje siguria e stadiumit largoi çdo banderolë kundër Perez. Përplasjet në ekip dhe asnjë titull këtë sezon kanë bërë që tifozët e 'Galaktikëve' mos jenë të kënaqur me ekipin. Golat për djemtë e Alvaro Arbeloas u shënuan nga Gonzalo Garcia dhe Jude Bellingham.

La Liga në Spanjë e ka vendosur skuadrën kampione, me Barcelonën që fitoi titullin e 29-të në histori. Gjithashtu Real Madridi, Villarreali, Atletico Madridi dhe Real Betis do përfaqësojnë Spanjën në Champions League, teksa gara në dy raundet e mbetura do bëhet për zonën e mbijetesës.

Veç Real Oviedos që është rrëzuar nga La Liga pas vetëm një sezoni në elitë, janë 11 ekipe në 'vallen e mbijetesës'. Që nga Real Sociedad, i renditur për momentin në vendin e tetë me 45 pikë, e deri te Levante që mban vendin e 19-të me 39 pikë, janë në garë për të shpëtuar sezonin.

La Liga, raundi 36-të:

E enjte, 14 maj 2026

Valencia 1-1 Rayo Vallecano

Girona 1-1 Real Sociedad

Real Madrid 2-0 Oviedo

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:54
VIDEO/ 'Florentino, largohu tani'! Përplasjet e tifozëve me presidentin e Real Madridit dhe fërshëllimat për Mbappe

Asnjë trofe këtë sezon ka bërë që Real Madridi të jetë në 'luftë të hapur' me tifozët. Në ndeshjen e fundit në 'Bernabeu', ultrasit e klubit kanë shpalosur pankarta kundër presidentit Florentino Perez i cili dy ditë më parë nuk pranoi të dorëhiqej. Ai ka debatuar me disa tifozë në stadium, ndërsa janë parë pankarta që i kanë kërkuar largimin, mesazhe që u larguan nga siguria.

Një tjetër moment jo i qetë në fitoren kundër Oviedos ishte në minutën e 69-të, me tifozët që fërshëllyen futjen në fushë të Kylian Mbappe.

 

Ora 09:25
VIDEO/ Real Madridi fiton 2-0 ndaj Oviedos, Mbappe futet nga stoli mes tensioneve

1778830008_realmadrid.JPG

Në 'Bernabeu', Real Madridi fitoi 2-0 kundër Real Oviedos në një ndeshje që nisi me polemika. Tifozët fërshëllyen futbollistët, me emrin e Kylian Mbappe që ishte më i kontenstuari. Nuk munguan as debatet mes presidentit Florentino Perez dhe tifozëve që ishin në tribunën kryesore të 'Bernabeut'. Madje siguria e stadiumit largoi çdo banderolë kundër Perez. Përplasjet në ekip dhe asnjë titull këtë sezon kanë bërë që tifozët e 'Galaktikëve' mos jenë të kënaqur me ekipin. Golat për djemtë e Alvaro Arbeloas u shënuan nga Gonzalo Garcia dhe Jude Bellingham.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Maj, 10:01

    Debati për integrimin, besoni se do anëtarësohemi në BE deri në 2030?