La Liga e futbollit në Spanjë mbylli të enjten raundin e 36-të, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i sezonit. Real Madridi fitoi 2-0 ndaj Oviedos, ndërsa nuk munguan polemikat kundër drejtuesve dhe futbollistëve nga tifozët e Real Madridit. Valencia barazoi 1-1 kundër Rayo Vallecanos, ndërsa po në barazimin 1-1 u mbyll edhe Girona - Real Sociedad.
Në 'Bernabeu', Real Madridi fitoi 2-0 kundër Real Oviedos në një ndeshje që nisi me polemika. Tifozët fërshëllyen futbollistët, me emrin e Kylian Mbappe që ishte më i kontenstuari. Francezi nuk u prit mirë gjatë futjes në lojë në minutën e 69-të. Nuk munguan as debatet mes presidentit Florentino Perez dhe tifozëve që ishin në tribunën kryesore të 'Bernabeut'. Madje siguria e stadiumit largoi çdo banderolë kundër Perez. Përplasjet në ekip dhe asnjë titull këtë sezon kanë bërë që tifozët e 'Galaktikëve' mos jenë të kënaqur me ekipin. Golat për djemtë e Alvaro Arbeloas u shënuan nga Gonzalo Garcia dhe Jude Bellingham.
La Liga në Spanjë e ka vendosur skuadrën kampione, me Barcelonën që fitoi titullin e 29-të në histori. Gjithashtu Real Madridi, Villarreali, Atletico Madridi dhe Real Betis do përfaqësojnë Spanjën në Champions League, teksa gara në dy raundet e mbetura do bëhet për zonën e mbijetesës.
Veç Real Oviedos që është rrëzuar nga La Liga pas vetëm një sezoni në elitë, janë 11 ekipe në 'vallen e mbijetesës'. Që nga Real Sociedad, i renditur për momentin në vendin e tetë me 45 pikë, e deri te Levante që mban vendin e 19-të me 39 pikë, janë në garë për të shpëtuar sezonin.
La Liga, raundi 36-të:
E enjte, 14 maj 2026
Valencia 1-1 Rayo Vallecano
Girona 1-1 Real Sociedad
Real Madrid 2-0 Oviedo
Renditja:
Asnjë trofe këtë sezon ka bërë që Real Madridi të jetë në 'luftë të hapur' me tifozët. Në ndeshjen e fundit në 'Bernabeu', ultrasit e klubit kanë shpalosur pankarta kundër presidentit Florentino Perez i cili dy ditë më parë nuk pranoi të dorëhiqej. Ai ka debatuar me disa tifozë në stadium, ndërsa janë parë pankarta që i kanë kërkuar largimin, mesazhe që u larguan nga siguria.
Një tjetër moment jo i qetë në fitoren kundër Oviedos ishte në minutën e 69-të, me tifozët që fërshëllyen futjen në fushë të Kylian Mbappe.
Në 'Bernabeu', Real Madridi fitoi 2-0 kundër Real Oviedos në një ndeshje që nisi me polemika. Tifozët fërshëllyen futbollistët, me emrin e Kylian Mbappe që ishte më i kontenstuari. Nuk munguan as debatet mes presidentit Florentino Perez dhe tifozëve që ishin në tribunën kryesore të 'Bernabeut'. Madje siguria e stadiumit largoi çdo banderolë kundër Perez. Përplasjet në ekip dhe asnjë titull këtë sezon kanë bërë që tifozët e 'Galaktikëve' mos jenë të kënaqur me ekipin. Golat për djemtë e Alvaro Arbeloas u shënuan nga Gonzalo Garcia dhe Jude Bellingham.
Komente






