Reali i Madridit dhe Chelsea janë dy gjysmëfinalistet e para të Champions League. Spanjollët vuajtën shumë në Gjermani përballë Dortmundit pasi pësuan dy gola, por në fund ia dolën mbanë që të prisnin biletën për në turin tjetër. 

Reali luajti pa Ronaldon, teksa edhe ndeshjen e nisi në mënyrën më të keqe, pasi humbi një penallti me Di Marian në minutat e para. Dortmundi u përgjigj duke shënuar dy herë me Reus në të 23’ dhe 36’, por duke mos shkuar më shumë se kaq.

Ndërsa Chelsea bëri përmbysjen e madhe duke fituar 2-0 në Angli, pasi humbi ndeshjen e parë 3-1 në Francë. Golat për Chelsea u shënuan nga një për secilën pjesë me Schürrle dhe Demba Ba duke kaluar më tej.


d.b/shqiptarja.com