Ndeshjet e natës së dytë në Champions League nuk kanë qenë në nivelin e natës së parë, megjithatë në Madrid, Reali është shfaqur prepotent duke fituar thellë dhe bindshëm përballë ekipit të Gallatasarait me rezultatin 3-0. Ndërsa Malaga ka barazuar me Borusian e Dortmundit. Real Madrid me dy gola të shënuar në pjesën e parë, nga Ronaldo dhe Benzema, krijoi epërsi prej 2:0.

Në pjesën e dytë klubi madrilen shënoi edhe golin e tretë me anë të Higuainit duke siguruar kalimin në gjysmëfinale. Gallatasarai nuk u paraqit shumë keq, madje pati edhe raste shënimi, por lojtarët e Realit që në minutën e 8-të, me anë të portugezit Ronaldo, dhe më vonë francezit Benzema, në minutën e 29-të, shfrytëzuan me mjeshtri dobësitë duke shënuar shumë shpejt dhe mbyllur më shpejt se parashikohej ndeshjen. Në pjesën e mbetur të ndeshje, vendasit e drejtuar nga trajneri Hose Murinjo kontrollojnë me kujdes lojën duke mos qenë në presion aspak nga kundërshtari. Ndërsa ekipi i Gallatasarait tenton që të shënojë të paktën një gol për të lënë të hapur gjithcka për ndeshjen e kthimit, por nuk ka del deri në minutat e fundit kur arbitri vërshëllen për të mbyllur lojën.

Kështu ekipi i Realit të Madridit bëhet ekipi i parë që siguron një fitore kaq të thellë në këtë raund të Champions League. Në takimin tjetër mes ekipit të Malagas dhe Borussias së Dortmundit, miqtë ishin më mirë dhe shumë më afër fitores kundër skuadrës spanjolle, por Gotze nuk arriti të shfrytëzojnë disa raste të mira shënimi. Gjermanët dominuan pothuajse në të gjitha aspektet dhe cdo cep të fushës, por vendasit u tërhoqën në mbrojtje duke mos lejuar që të prekej rrjeta. Të besuarit e trajnerit Pelegrini nuk ishin në formën e tyre më të mirë fizike në këtë ndeshje duke mos u ngritur në nivelin e pritshëm.


Dylber Balla