Në nisje të sezonit të ri politik kryeministri Rama pritet të mbledhë ministrat e kabinetit të tij në një retreat dy ditor jashtë Tirane.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se takimi do të mbahet në Pogradec në datat 24-25 gusht.
Ministrat pritet të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt.
Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryemnistri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore.
Pas retreatit, pritet që kryeministri Rama pritet të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri.
Një vit më parë, në 11 shtator, pasi kishte fituat mandatin e katërt, kreu i qeverisë njoftoi përbërjen e kabinetit Rama 4 pikërisht nga asambleja e Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protesta të vazhdueshme prej më shumë se dy muajsh dhe me thirrjet e vazhdueshme të qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit Rama.










Komente
Komento