Reçel kumbullash nga zonja Albana

Reçel kumbullash

Përbërësit:

  • 1 kg kumbulla
  • 500 gr sheqer
  • 2 lugë rum

Përgatitja:

Kumbullat lahen, largohen bërthamat, pastaj rradhiten në tenxhere, hidhet sheqer dhe ashtu qëndrojnë tërë natën. Të nesërmen i vendosim të ziejnë në zjarr të fuqishëm duke i përzier vazhdimisht (reçeli është i zier kur bie pjesë pjesë nga luga). Në fund, sipas dëshirës mund të hedhim pak rum. Reçelin e hedhim në kavanoz të nxehtë, pastaj e mbyllim me cellofan të dyfishuar. Ky është një variant i përgatitjes, por ka dhe një mënyrë tjetër nëse do të përgatisim një masë më të madhe. Kumbullat e pjekura i lajmë, i kullojmë dhe pastrojmë nga bërthamat. I vendosim në tenxhere të gjerë dhe i futim në furrë të nxehtë, ose mbi sobë i ziejmë duke i përzier kohë pas kohe derisa të trashet masa. Në fund të zierjes hedhim sheqer në raport 5 kg kumbulla të ziera : 1 kg sheqer. Sipas dëshirës mund t'i hedhim më tepër sheqer. I lëmë të ziejnë për rreth 1 orë e gjysmë. Pasi është gati, reçelin e nxehtë  e hedhim në kavanoz të nxehtë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja