Redi Muçi në '5 pyetje nga Babaramo': Pse duhet të kthehet Berisha në pushtet, të bëjë afera korruptive Shkëlzeni? Ai ishte tek Gërdeci e po ndërton kullën tek 9 katëshet

TIRANE - Në zgjedhjet e 11 majit shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë për 4 vitet e ardshme. 11 subjekte politike, 8 parti dhe 3 koalicione, do të jenë të shënuara në fletën e votimit. Ndërkohë partitë dhe koalicionet kanë prezantuar dhe kandidatët me të cilët do të garojnë në listë të hapur dhe në listë të mbyllur.

Po kush fiton më 11 maj dhe a do të ketë rotacion?

I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, Redi Muçi, i pari në listën e mbyllur të Tiranës i lëvizjes Bashkë thotë se Shqipërisë nuk i duhet një rotacion I qeverisjes nga PS në PD por një vision i ri që nuk mund të kthejë në qeveri Shkëlzen Berishën që shkaktoi tragjedinë e Gërdecit dhe po ndërton kulla.

Nëse ka 2 gjëra që kemi vënë re në këto 34 vite nga rotacioni politik ka qenë përkeqësimi i pushteve dhe mënyrës së qeverisjes, nga Berisha i parë, tek Nano, Berisha 2 dhe më pas tek Rama dhe fuqizimi i oligarkisë ekonomike dhe kapjes së mbarë shoqërisë. Këtë më mirë se gjithcka tjetër e regjistron problematika e viteve 1990 krahasur me sot. Në 1990 flitej për kjoskëzimin, sot flasim për kullat.  Të njëjtët njerëz ishin dhe kur Saliu. 

Muçi thotë se nuk mund të pranohet një rotacion politik si largimi i Ramës dhe ardhja në pushtet e Berishës që e akuzon SPAK se vuri qeverinë në funksion të pasurimit të familjes së tij

"Për çfarë duhet. Të bëjë afera korruptive Shkëlzen Berisha? Ai ishte tek Gërdeci. Shkëlzeni sot po ndërton kullën tek 9 katëshet. Shqipërisë i duhet një vizion i ri për organizimin social, një ndryshim radikal. Një vision që bazohet tek shteti zhvillimor, social e shteti i së drejtës"

Në studion e emisionit ‘5 pyetje nga Babaramo’ ishin 5 kandidatë të 5 partive që garojnë në zgjedhjet e pranverës: Aulon Kalaja, i cili kandidon i katërti në listë të hapur në Durrës; Pano Soko kandidon i dyti në listën e hapur të koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet” në Tiranë; Ervin Kulluri kandidat i listës së hapur në Vlorë, i koalicionit ‘Djathtas për zhvillim’, Redi Muçi, i pari në listën e mbyllur të Tiranës i lëvizjes Bashkë dhe Ardit Bido, i dyti në listën e hapur të PS-së në qarkun e Vlorës.

Pano Soko, i  koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet' thotë se 'Shqipëria ka nevojë për revolucion të  mirëfilltë politik"

"Duhet ribërë republika. Ndryshimet kushtetuese 2008 kalcifikuan pushtetin, më pas kontrolluan lekët dhe pushtetin. Ka nevojë për përbysje elitash politike"

Duke iu referuar statistikave të fundit të sondazhit Piepoli në Report Tv, Edvin Kulluri beson se Rama do të ishte rrëzuar në zgjedhjet e 11 majit nëse të gjitha partitë e opozitës do të ishin bashkuar

Duke iu referuar sondazhit hendeku mes popullit opozitar të shprehur me votë pra që do të votojnë më 11 maj dhe atyre që votojnë maxhorancën është thelluar me 55 me 45 % në favor të popullit opozitar, "prandaj nuk e shoh si zoti Rama rezulton fitues në këto zgjedhje. Patjetër që kodi zgjedhor ka një problematikë, dhe e mira do të ishte që të gjithë partitë e reja të ishin bashkuar. Kemi bërë një thirrje prej 4 muajsh, por nuk na është përgjigjur askush përveç zotit Shehi. Të gjithë kemi hyrë me historikun e propozimet e veta" thotë Kulluri. 

Për Kullurin zgjedhjet e 11 majit janë referendum për dy çështje kryesore: listat e hapura për të çarë sistemin politik të kryetarokracisë dhe lufta kundër oligarkisë politike dhe ekonomike.

Një nga çështjet që ende nuk ka marrë përgjigje është çështja e pronës.

Të ftuarit në studio akuzojnë se ekonomia është në duart e disa oligarkëve që janë si me Ramën dhe me Berishën. 

Ky po sillet si monark me aristrokët e tij që kanë ndarë zonat. Shqipërisë sot I kanë dalë disa pronarë që çuditërisht i gjen dhe në dasmat e partisë më të madhe të opozitës. E partia më e madhe e opozitës (PD) qep gojën për shumë çështje e selektojnë kë të godasin. Në Shqipëri ka një oligark. Është kryeministri, centralizimi. Duhet të ndryshojmë këtë sistem. Marrin ujin e Tragjasit e ja çojnë shokëve të qeverisë për pishina. Në Dukat në 2011 falsifikoheshin prona nga njerëz të afërt të zotit Berisha e morën gurën njerëzit. Për 12 vite agjencia e trajtimit të pronave nuk ka marrë një vendim të kthimit të pronave. Ndërsa qeveira jonë nga 2005 – 2013 ka lënë 33 mijë dosje pa prekur. Unë kam firmosur 57 kthime pronash si sekretar i përgjithshëm iministrisë së Mbrojtjes e nuk kam marrë pronat e mia, se mendova të bëja punët e shtetit e jo punët e fisit tim. Tek fenomenet Rama e Berisha janë bashkë" tha Kulluri

Ndërkohë kandidati socialist Bido në një lidhje skype tha e me cështjen e pronës po bëhet populizëm.

"Hipoteka ddhe prona është gangrenë. Nuk zgjidhet me parrullën 'prona ti shkojë pronarit', janë një sërë problematikash që nuk janë histori 13 vjecare por kanë vijuar prej vitesh"

Edhe Pano Sako ka kritikuar sistemin politik dhe ekonomik në Shqipëri, duke e cilësuar se sektori publik është ndarë në mënyrë të padrejtë dhe ka krijuar një piramidë të përqendruar, ku çdo sektor kontrollohet nga një pronar i vetëm.

Ai theksoi se kjo ka ndodhur për shkak të centralizimit të pushtetit dhe kontrollit të oligarkëve.

 “Çdo sektor publik, duke filluar nga ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe drejtesia, ka krijuar një piramidë që kulmon dhe ka një pronar për çdo sektor. Ekonomia është e ndarë sipas atyre që i quajmë oligarkë. Njëri ka kapur naftën, tjetri bregdetin. Kjo ka ndodhur sepse pushteti ka prevaluar mbi shtetin.”

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin