Gjatw fjalws sw tij nw Kuvend, deputeti i Lwvizjes Bashkw, Redi Muçi kritikoi vendimin e Kuvendit pwr tw mos i hequr imunitetin ish zv/kryeministres Belinda Balluku. Lidhur me shkarkimin e Vlora Hysenit dhe vwnies nw arrest shtwpie, Muçi iu drejtua deputetwve socialistw duke i paralajmwruar se Rama do t'i bwjw kurban.
“Ky parlament nuk i hoqi imuniteti ish zv.kryeministres kur nisi hetimi për tunelin në Llogara, vilën në Llogara e më pas vilën në Green Cost. Drejtoresha e SHISH e lidhur me krimin, e AKSHI e lidhur me krimin, drejtori i policisë së shtetit i lidhur me krimin, kryetari i bashkisë drejton nga burgu…ish-zv.kryeministrja hajdute. Si nuk ju vjen zor nga vetja, shtet funksionares që hanë kumbulla e dardha pas këtij burri të kulluar, parti hajdutësh që keni bërë pis këtë kryeministër. Sulltani ynë është besnik vetëm ndaj interesave të tij dhe është i gatshëm të ju bëj kurban”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Tensione në Kuvend/ PD kërkon debat për SHISH: Ra siguria kombëtare, Rama të dorëhiqet! PS rrëzon kërkesën, opozita bllokon foltoren








