Nga forcimi i imunitetit te përmirësimi gjumit, njihuni me vlerat ushqyese të kivit

Nga forcimi i imunitetit te përmirësimi gjumit, njihuni me vlerat ushqyese të kivit

Kivi

Një nga frutat që konsumohet më së shumti gjatë çdo periudhe është kivi. I pasur me vitamina C, vitamina K dhe  antioksidantë, ky frut redukton oreksin, forcon imunitetin  ndihmon me pagjumësinë, redukton rrezikun e osteoporozës.

Forcon imunitetin
Kivi është i njohur për përmbajtjen e tij të lartë të vitaminës C, e cila luan një rol kyç në forcimin e imunitetit. Një kivi mund të sigurojë më shumë se sasia e rekomanduar ditore e vitaminës C dhe në këtë mënyrë ndihmon trupin të mbrohet nga sëmundjet. Kivi është i pasur me antioksidantë, duke përfshirë polifenole dhe karotenoidë, të cilët ndihmojnë në luftimin e stresit dhe radikalëve të lirë, duke reduktuar inflamacionin.

Redukton oreksin
Kombinimi i fibrave dhe vlerave të ulëta kalorike në kivi krijon një ndjenjë të ngopjes, e cila ndihmon në kontrollin e oreksit dhe nxit humbjen e peshës.

Redukton rrezikun e osteoporozës
Vitamina K është e nevojshme për shëndetin e kockave dhe marrja e duhur ndihmon në lidhjen e kalciumit dhe kontribuon në kocka të forta dhe të shëndetshme. Kivi është një burim i mirë i kësaj vitamine.

Përmirëson gjumin
Kivi përmban serotonin, e cila lidhet me rregullimin e gjumit. Konsumimi i kivit para se të flini mund të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë dhe kohëzgjatjes së tij, gjë që e bën atë një opsion të shëndetshëm për zgjidhjen e çrregullimeve të gjumit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori