“Dua vendin tim më shumë sa e dua partinë time.” Kjo është deklarata e radhës së kryeministrit britanik David Cameron në fushatën që ka ndërmarrë për t’i thënë JO referendumit për pavarësinë e Skocisë që do të mbahet pas një jave.
Ai paralajmëroi sot se qytetarët do të do të hidheshin drejt së panjohurës nëse ata thonë “Po” në referendumin e pavarësisë. “Britania e Madhe është një vend i çmuar dhe special, gjë që rrezikohet shumë me referendumin e një javë më vonë.
Kështu që mos lejoni asnjë në Skoci të jetë me dyshime; ne kërkojmë dëshpërimisht që ju të qëndroni me ne; duam që kjo familje kombesh të mos përçahet”, tha Cameron në lutjen e tij pasionante ndaj skocezëve. Kryeministri shtoi se nëse votohet kundër referendumit,
Skocia do të qëndrojë e bashkuar, por me kompetenca të përforcuara për Parlamentin e Edinburgut, sa i takon të ardhurave, taksave dhe shpenzimeve.
Fjala e Cameron është pjesë e një fushatës së tij për t’i nxitur skocezët të votojnë kundër pavarësisë në referendumin e 18 shtatorit. Kësaj fushate i janë bashkangjitur edhe lideri i laburistëve, Ed Miliband dhe zv.kryeministri Nick Clegg, të cilët janë etiketuar nga kryeministri skocez, Alex Salmond si liderët më pak të besueshëm në të gjithë historinë e Westministerit’.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO