Debati mbi ligjin e ri “Për barazinë gjinore” zhvendoset zyrtarisht në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Një grup prej 16 qytetarësh, të organizuar nën Komitetin Nismëtar “Pro Familjes”, kanë dorëzuar kërkesën zyrtare për nisjen e procedurave të një referendumi të përgjithshëm shfuqizues.
Burime pranë institucionit konfirmojnë se KQZ do të mblidhet këtë të hënë për të shqyrtuar vlefshmërinë formale të kërkesës. Ky është hapi i parë që hap rrugën për mbledhjen e 50 mijë firmave të nevojshme nga zgjedhësit në të gjithë vendin.
Grupi nismëtar përbëhet nga figura të angazhuara për këtë cështje, juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Ligji ka qenë në qendër të një debati politik dhe social që prej fazës së projektligjit. Ndonëse u kalua në Parlament, ai u shoqërua me debate të ashpra mes mazhorancës dhe grupeve konservatore, të cilat e shohin atë si cënim të strukturës tradicionale të familjes.
Kujtojmë se ky ligj është dërguar tashmë edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Komente












