Banka Mbretërore e Skocisë ka kërcënuar se do të zhvendoset në Londër nëse populli skocez voton për pavarësi në referendumin që do të mbahet javën e ardhshme më 18 shtator.
Banka, e hapur në Skoci që nga viti 1727, tha se synon të mbajë një nivel të konsiderueshëm të vendeve të punës në veri të kufirit. Ndërkohë, Martin Gilbert, shefi ekzekutiv i Menaxhimit të Aseteve më të mëdha në vend tha se ‘një Skoci e pavarur do të ishte një sukses i madh, por është një votim i fshehtë dhe se do të respektonin mendimin e gjithsecilit’.
Aktualisht, kompanitë në vend po shqyrtojnë planet e tyre të emergjencës pas rezultatit të referendumit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com