Mbretëresha Elisabetë ka thyer heshtjen duke folur për referendumin skocez vetëm tre ditë përpara mbajtjes së tij. Teksa fliste pas një shërbimi kishtar ajo i është përgjigjur pyetjes së një gruaje nga turma nëse ishte pro apo kundër referendumit.

Mbretëresha ka thënë se shpresonte që ‘skocezët të mendoheshin me shumë kujdes për të ardhmen, kur të hedhin votën e tyre në referendumin për pavarësi.

Sondazhet e ditëve të fundit tregojnë se të dyja palët pretendojnë të fitojnë mbi 50% të votave, edhe pse përqindjet ndryshojnë nga momenti në moment. Studimi më i fundit nga Sunday Telegraph tregon se nga 100 presidentët më të mëdhenj të kompanive të listuara në bursë e Londrës, 80% e tyre janë kundër. Ndërsa në një studim të Obsever, unionistët janë 53%, ndërsa ata që e duan Britaninë e ndarë nga Skocia janë 47%.

Sipas Sunday Times, dallimi midis dy krahëve paraqitet minimal 50.6% janë kundër, ndërsa 49.4% janë shprehur pro bashkimit. Megjithë shifrat e përafërta, ditët e fundit janë rritur të pavendosurit, që është vlerësuar në 500 mijë. 

Deri më tani, theksojmë se mbretëresha Elisabetë nuk kishte bërë asnjë koment publik në lidhje me votimin e 18 shtatorit, i cili do të vendosë nëse Skocia do të jetë e pavarur ose do të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Por duhet thënë se pavarësisht rezultatit, mbretëresha, nëna e së cilës ka qenë skoceze, pritet të mbetet edhe udhëheqëse e shtetit të skocez.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)