Pas rezultateve zyrtare të dala nga referendumi i të së dielës në Maqedoni për çëshjen e marrëveshjes së emrit me Greqinë, një reagim ka ardhur edhe nga Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, me anë të një postimi në Facebook ka përshëndetur vullnetin e popullit maqedonas mbi marrëveshjen e emrit.

Sipas saj, qytetarët e dhanë mesazhin e qartë për perspektivën e tyre euro-atlantike dhe tani i takon politikës maqedonase të veprojë me maturi.

Si shkak për rezultatin e referendumit, Maqedonia rrezikon të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Në referendum votuan rreth 36% e atyre që kishin të drejtë për të votuar e përkthyer në numra në 623 mijë qytetarë. Nga këta votues, deri më tani rezulton se 91% e tyre ka votuar pro, ndërsa 5.7% ka votuar kundër emrit të ri të Maqedonisë.