/ATSH/- Ambasada shqiptare në Kuvajt, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar për Kulturën, Artet dhe Letrat të Kuvajtit (NCCAL) dhe Galerinë tonë Kombëtare të Arteve çelën ekspozitën, "Refleksione nga Shqipëria".
Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në Muzeun e Arteve Moderne të Kuvajtit morën pjesë qytetarë, dashamirës të artit, përfaqësues të biznesit kuvajtian, medias, komuniteti shqiptar në Kuvajt etj. Në ekspozitën, e cila qëndroi e hapur nga data 11 deri më 17 janar, ishin të pranishëm me punimet e tyre piktorët, Shyqyri Sako, Ardian Isufi, Dhimitër Theodhori, Fani Zguro dhe Gazmend Leka.
Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, si kurator i ekspozitës tha se përzgjedhja e piktorëve pjesëmarrës u mbështet në disa pika të rëndësishme të mjedisit artistik dhe ndikimit të tyre si ndaj publikut vendas ashtu edhe ndaj atij të huaj.
Ai theksoi se rëndësia e kësaj ekspozite lidhet ngushtësisht me promovimin e artit shqiptar në mjedise të vendeve me potencial ekonomik të zhvilluar sikurse edhe me rëndësi politike të afirmuar dhe kulturë tjetër botëror.
Dhe kjo kukturë, sipas tij, shërben për të lidhur urat e komunikimit midis popujve dhe dy vendeve tona.
Sekretari i përgjithshëm i NCCAL-së, Ali Johua, në hapjen e ekspozitës u shpreh i kënaqur Pë prezantimin e punimeve të artistëve shqiptarë.
Ai theksoi se këta artistë janë të mirënjohur për kontributet e tyre në art me teknika të ndryshme duke filluar nga kostumografia, grafika, filmat, vizatimet, etj.
Sipas tij, kjo ekspozitë do të kontribuojë në një ndërveprim më të mirë mes vendeve dhe popujve tanë.
Ambasadori i Shqiperisë në Kuvajt, Kujtim Morina shprehu vlerësimin e lartë për Ministrinë e Informacionit të Kuvajtit dhe Këshillin Kombëtar për Kulturën, Artet dhe Letrat që mbështetën këtë projekt. Morina e konsideroi ekspozitën si një kolazh që përfshin elementë të rëndësishëm të pikturës shqiptare tradicionale dhe moderne. Duke i ftuar qytetarët Kuvajtianë ta vizitojnë këtë ekspozitë, ai shtoi se ajo sjell këndvështrime interesante të natyrës dhe abstragimeve të piktorëve shqiptarë.
Në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm edhe disa piktorë e skulptorë kuvajtianë, veprat e të cilëve janë të ekspozuara në Muzeun e Arteve Moderne në Kuvajt dhe u bë një bashkëbisedim mes artistëve të dy vendeve për teknikat në përdorim si dhe klimën e artit në të dyja vendet.
Gjithashtu u hodh ideja e ekspozimit të punimeve të piktorëve kuvajtianë edhe në Shqipëri.
/Shqiptarja.com