"Reflektime artistike mbi historinë" quhej projekti, i cili u realizua si një bashkepunim midis nxënësve të Liceut Artistik "Jordan Misja" me Galerinë Kombëtare të Arteve në kuadrin e festimeve të të 70-vjetorit të clirimit.
Nxënësit e Liceut Artistik "Jordan Misja", pasi vizituan sallat muzeale të GKA-së, më pas realizuan punime me motive nga tablotë me temën e Luftës Nacional-Çlirimtare të ekspozura në Galerinë e Arteve.
Punimet e realizuara nga nxënësit e Liceut në teknikat e vizatimit dhe pastelit më pas u ekspozuan në ambjentet e GKA-së, ku më pas një komision i përbërë nga profesorë të Liceut dhe GKA-së, përzgjodhën tre krijimet më të mira.
GKA bën me dije se qëllimi i këtij projekti është njohja e nxënësve të Liceut me veprat e realizura nga piktorët më të njohur shqiptare./ATSH/
/Shqiptarja.com