Nisma e 82 bashkive e komunave vjen pas thirrjeve të banorëve të cilët u janë drejtuar me një peticion, ku kërkonin referendum për hartën e re.
Sipas Kodit, në KQZ kërkesën për referendum vendor duhet ta paraqesi një grup prej jo më pak se 12 vetash të cilët duhet të kenë nënshkrimet e jo më pak se 10% e zgjedhësve të rregjistruar në atë zonë.
Jo vetëm demokratët e kanë kundërshtuar këtë reformë, me argumentin se harta e re shkrin komunat duke shkelur sipas tyre Kushtetutën. Por edhe kreu i shtetit Bujar Nishani pak muaj më parë riktheu për rishqyrtim në Kuvend reformën territoriale e cila u rivotua më 1 Shtator nga mazhoranca qeverisës, e cila mori edhe votat e deputetëve të PDIU-së.
Referendumet lokale u paralajmëruan si strategji e Partisë Demokratike kundër ndarjes se re territoriale, por që prej miratimit të Kushtetutes e deri më sot në Shqipëri nuk është organizuar asnjëherë një referendum lokal.
Afatet
Ndonëse përfaqësuesit e 82 Komunave e Bashkive kanë dorëzuar kërkesat e tyre për zhvillin e referendumeve lokale, pretendimet e tyre për rrëzimin e hartës së re territoriale pritet të bien poshtë. Në Kodin Zgjedhor është e përcaktuar se gjatë një viti elektoral, referendumet janë të ndaluara për gjashtë muaj përpara zgjedhjeve dhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve. Në nenin 128 të Kodit zgjedhor është e përcaktuar se KQZ-ja vendos brenda një afati prej 90 ditëve mbi kërkesat e bëra për referendume nga përfaqsuesit lokalë.
Gjatë kësaj periudhe, KQZ do të vendos për rregullsinë e dokumentacionit të paraqitur. Në Kod gjithashtu është e përcaktuar se për të realizuar një referendum nga vendorët, duhet që kërkesa të firmoset nga dhjetë për qind e zgjedhësve të regjistruar në listat e zgjedhësve të komunës ose bashkisë së 20 mijë prej tyre. Referendumi i djeshëm është bazuar në pikën 2 të nenit 132 që përfaqësojnë jo më pak se një të tretën e popullsisë së një qarku për shkak se ata kanë të drejtë të kërkojnë zhvillimin e një referendum për një çështje të qeverisjes vendore në nivel qarku. Kodi zgjedhor parashikon që referendumi kryhet brenda afateve nga 1 janari deri në 30 nëntor të çdo viti. Duke qenë se zgjedhjet vendore të 2015 pritet të parashikohen në fund të muajit qershor.
Përllogaritjet e afateve të KQZ-së që i japin këtij institucioni 3 muaj kohë për shqyrtimin e kërkesës e shtyjnë këtë referendum me një vit. Kështu procedurat dhe afatet e parashikuara në ligj, si edhe faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon së paku pesë vota për ta miratuar këtë referendum, mundësia që ai të zhvillohet zvogëlohet pasi i bie që të shtyhet për në muajin dhjetor të vitit 2015.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)