Protestat kundër reformës territoriale kanë vijuar edhe sot në disa rrethe të vendit. Banorët e komunës Kuman në rrethin e Fierit janë kundër shkrirjes së kësaj njësive vendore dhe bashkangjitjen me zona të tjera. Në kuadër të këtij fakti ata me mbështetjen e drejtuesve të komunës kanë zhvilluar një proteste, teksa i kërkojnë instancave përkatëse të marrin masa për shqyrtimin e kërkesave të tyre.
Protestuesit kërcënojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do përshkallëzojnë protestat.
Prostestat nuk kanë munguar as në rrethin e Dibrës, teksa banorët e komunës Maqellare janë kundër shkrirjes së kësaj njësi vendore. Ata janë tubuar në qëndër të fshatit,teksa arguemntojnë edhe arsyet se pse Maqellara duhet të mbetet njësi vendore funksionale.
Protesta ka patur edhe në Mat, ku banorët e komunave Xiber, Suç, e Gurre, kërkojnë të krijojnë një njësi të përbashkët vendore.
Ata kanë bllokuar për disa minuta asin Burrel- Peshkopi, teksa kërkojnë që insrtancat përkatëse të marrin parasysh propozimet e tyre, pasi në të kundërt protestat do përshkallëzohen.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com