Reforma, Çuçi: Elbasani, Durrësi
e Tirana, pjesë e rajonit qendro

Reforma, Çuçi: Elbasani, Durrësi<br />e Tirana, pjesë e rajonit qendro
ELBASAN - Elbasani për shkak edhe të pozitës gjeografike, mund të jetë pjesë e rajonit qendror bashkë me Tiranën dhe Durrësin. Këtë fakt e ka shprehur ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi gjatë një takimi të organizuar në këtë qytet, në kuadër të reformës territoriale-administrative. Ministri Çuçi tha se reforma territoriale është e domosdoshme për t’iu përgjigjur zhvillimeve të mëdha demografike që kanë ndodhur në Shqipëri këto 24 vitet e fundit. Në vijim të takimeve për prezantimin e reformës territoriale ministri Çuçi e cilësoi reformën administrative, kryereformë që do të ndryshojë cilësinë dhe qasjen e të gjitha shërbimeve ndaj qytetarit.

Sipas Ministrit Çuçi, duhet një rikompozim i territorit të vendit sepse ndarja aktuale nuk i përgjigjet zhvillimeve të mëdha demografike që kanë ndodhur në Shqipëri këto 24 vitet e fundit. Në fjalën e tij ministri e cilësoi reformën administrative, kryereformë që do të ndryshojë cilësinë dhe qasjen e të gjitha shërbimeve ndaj qytetarit.
 
“Elbasani dhe e gjithë Shqipëria na votoi për të bërë reforma të përgjithshme në çdo sektor të vendit. Shqipëria, sot paraqitet e copëtuar, me më shumë se 300 njësi administrative dhe shumë pak shërbime arrijnë të shkojnë deri tek qytetari”, tha ministri Çuçi.
 
Nisur edhe nga referimet e bëra më parë, vendi mund të ndahet në 4 ose 6 rajone të mëdha.
 
Më tej ministri tha se” kjo reformë kërkohet sot nga të gjithë qytetarët, biznesi dhe vetë pushtetarët lokalë, ndërkohe që mbështetet nga faktorët ndërkombëtarë”.

Duke vazhduar më tej ministri tha se edhe opozita e kërkon reformën administrative, ndërsa i cilësoi kundërshtitë e saj si thjesht për arsye politike.

Ndërkaq edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini e cilësoi domosdoshmëri urgjente reformën administrative. ndërsa kërkoi që në këtë reformë përcaktues të mos jetë vetëm numri i banorëve, por edhe sipërfaqja territoriale.

Në këtë takim konsultues për reformën territoriale merrnin pjesë përfaqësues të njësive vendore nga i gjithë qarku, përfaqësues të biznesit si dhe deputetë të Elbasanit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin